Politike

Banorët prej dy muajsh në protestë kundër prishjes së shtëpive, zotimi i Veliaj: Do të fitojmë bindshëm në Astir

23 Mars 2019, 11:41 Nga DOSJA
Banorët prej dy muajsh në protestë kundër prishjes së

TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë fjalës së tij para mbështetasve të mbledhur në sheshin “Nënë Tereza” është zotuar se do të fitojë bindshëm në zonën e Astirit.

Kam një pyetje: A jemi gati për këtë transformim? A jeni gati që Unazën ta mbarojnë? Partia Socialistë do të dalë nr.1 edhe në Astir. Do të fitojmë dhe do të kemi një unazë monderne. A jemi gati për një kopësht zoologjik modern bashkë me një botalik? A jemi gati për një Teatër të Ri Kombëtar? A jeni gati për ta shembur atë Karakatinë? A jemi gati për një fitore në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë? Grupime politike vijnë me gurë në Tiranë dhe thonë të sjellnim Tiranën në epokën e gurit. Ne i themi “jo”! Ata i shërbejnë urdhërave të Saliut, lulit dhe Monës. Kur jemi rritur nga tregonin lengjendën e Rozafës. Ne ndërto, ata prish. Por ne do ta fitojmë ne betejën. E vetmja rrugë është PS.”

Ndërkohë që banorët e Unazës së Re prej më shumë se 2 muaj vazhdojën çdo ditë me protestat kundër prishjes së shtëpisë së tyre. Banorët e Unazës së Rembështeten që nga dita e parë e protestës nga e tërë Partia Demokratike. Kjo e fundit e ka cilësuar projektin e “Unazës së Madhe” një mashtrim, i cili nuk ka aspak transparencë ligjore. Për projektin e “Unazës së Madhe” parashikohet që të prishen 317 objekte, 163 prej të cilëve janë në proces legalizimi dhe do të skualifikohen dhe 123 janë me vërtetime pronësie. Mes banesave që janë prekur nga plani dhe pritet që të prishen është edhe ajo e Nexhmije Hoxhës, bashkëshortes së ish-udhëheqësit komunist, Enver Hoxha.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kongresi i socialistëve 23 mars 2019 mitingu i veliaj prishja e teatrit kombetar protesta tek unaza e re rikandidimi i veliaj kongresi i socialistëve 23 mars 2019 mitingu i veliaj prishja e teatrit kombetar protesta tek unaza e re rikandidimi i veliaj

Sondazh

Poll