Politike

Veliaj tregon SMS-të e marra nga demokratët: E ndjej zhgënjimin tuaj me bashki që mbyllen

23 Mars 2019, 11:54 Nga DOSJA
Veliaj tregon SMS-të e marra nga demokratët: E ndjej zhgënjimin

TIRANË- Në takimin e mbajtur sot në sheshin “Nënë Tereza”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Veliaj ka publikuar mesazhet e marra nga demokratët përmes celularit, të cilët kanë lënë pas dallimet politike dhe i janë bashkuar sot në shesh qytetarëve të shumtë.

Një falenderim për miqtë tanë demokratë. Keni bërë zgjedhjen e duhur. I kam marrë mesazhet tuaja. E ndjej zhgënjimin tuaj me një parti që nuk ju përfaqëson më, e ndjej zhgënjimin tuaj me bashki që mbyllen. Për të gjithë miqtë demokratë që e kanë parë që nën qeverisjen e Edi Ramës dhe PS, shteti bëhet më i mirë, ekonomia më e ndershme,drejtësia më e fortë, mirë se erdhët në familjen tonë, faleminderit që na u bashkuat.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Erion Veliaj është kandidat për kreun e Bashkisë Tiranë në zgjedhjet e 30 qershorit. Në takimin me socialistët Veliaj është i shoqëruar me gruan e tij dhe djalin e vogëlNga sheshi “Nënë Tereza” ai u shpreh i vendosur se (Lexo këtu) PS do të fitojë zgjedhjet edhe në zonën e Astirit në Tiranë, teksa bëri të qartë se ai dhe Edi Rama janë sot më bashkë se kurrë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kongresi i socialistëve 23 mars 2019 mitingu i veliaj rikandidimi i erion veliajt kongresi i socialistëve 23 mars 2019 mitingu i veliaj rikandidimi i erion veliajt

Sondazh

Poll