Politike

“Po ju zoti Kadri si e mendoni Babalen”, Rama ‘shpërthen’ ndaj mediave: Derrat e shtrirë japin mend!

23 Mars 2019, 12:14 Nga DOSJA
“Po ju zoti Kadri si e mendoni Babalen”, Rama

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka vazhduar sot sulmet ndaj mediave. Rama u tha socialistëve që ishin sot në sheshin “Nënë Tereza” se mediat bashkë me opozitën trillojnë histori, nëpër kanale e portale. Rama tha se analistët ‘derra’, ulen nëpër kolltuqe dhe japin opinione ndërkohë që shqiptarët kanë të tjera probleme. 

Deklarata e Ramës:

Hap TV shikon vetëm zi, tmerr, e merr kohën telenovela e Babale Alizoti dhe telefonata e Nices nga Shijaku, pastaj, fap, vjen djegia e mandateve dhe një popull i tërë zvarrë me telekomandë në derrhane, sherrhane të paparë cdo ditë, miza bëhet buall, miu bëhet ari, dhe derrave u drejtohen fjalë zotëri; Si mendon zotëria juaj, çmendoni ju zoti Kadri për Nicen e Shijakut, si e konsideroni Babalen, a mendoni ju zoti Kadri se Ilir Meta do vrasë veten, ç’e ka shtyrë presidentin të mendojë vetëvrasjen? Dhe derrat e shtrirë atje bëjnë vëzhgime, shfaqin opinione, kurse Shqipërisë juaj që fatmirësisht nuk jeton as në ato kanale, portale dhe falë kadrinjve, e Çimkadrinjve, nuk u intereson. Sharra e Dikurshme që mbyste Tiranën sot është spostuar dhe grumbullimet e mëdha nuk janë as në Porto Romano, por në kanale dhe portalet e Kadrinjve dhe Çimkadrinjve, një tufë zuzarësh, qe ju tregojnë si të ikni, se në Shqipëri nuk rrihet, se nuk ka gjë për të parë, po 6 mln turistë ca panë, apo i solli me zor mafia, apo ishin të gjithë të droguar dhe nuk dinin ku shkonin e ranë këtu.

Ditën e sotme, Partia Socialiste ka mbledhur Kongresin. Në këtë kongres u bë rikonfirmimi i kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe i 6 kryebashkiakëve të tjerë socialistë që do të garojnë sërish në zgjedhjet lokale 2019.

(F.g./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kongresi i socialisteve 23 mars mitingu i veliaj edi rama kongresi i socialisteve 23 mars mitingu i veliaj

Sondazh

Poll