Politike

Rama sfidë opozitës: Ndryshojmë Kodin Zgjedhor, po fituat 1 bashki më shumë, zgjedhje të parakohshme në shtator

23 Mars 2019, 12:19 Nga DOSJA
Rama sfidë opozitës: Ndryshojmë Kodin Zgjedhor, po fituat 1

TIRANE– Kryeministri Edi Rama pranon për herë të parë opsionin e zgjedhjeve të parakohshme, por vetëm në rast se opozita arrin të fitojë një bashki më shumë në zgjedhjet lokale të 30 qershor 2019. Në mitingun e zhvilluar në Sheshin “Nënë Tereza”, Rama tha se mazhoranca socialiste është e hapur që të bëhen ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor dhe atë Penal për të gjithë ata që përfshihen në krimin zgjedhor.

Rama: Kur premtuat se do të ishit zv. e qytetarëve në parlament çfarë menduat? Turpin mbajeni ju! Vetë e zgjodhët të ishit rrugëve dhe në rrugë të rrini. Jeni ju që i keni rrokanisur kokën ndërkombëtarëve për refomën zgjedhore dhe që e keni mbajtur peng për kush e di sa muaj. Hajdeni uluni dhe ta miratojmë atë bashku. Ta eksperimentojmë në disa zona votimin elektronik. Jemi gati të propozojmë çdo masë kundër shitblerjes së votave që propozon doktoresha e shkencave horoskopike Monika Kryemadhi. Nëse një fitoni një bashki më shumë se ne jemi gati të shkojmë në zgjedhje të parashohshme që në vjeshtë.  Lulzim Basha i ka tmerr zgjedhjet se nuk i fiton dot. Se nuk i fiton dot as në partinë e tij pa i vjedhur. Sikur ne të mos futemi në zgjedhje, prapë Luli s’i fiton dot. Mund t’i vjedhë zgjedhjet por jo t’i fitojë. Një burrë që e ka humbjen të shkruar në ballë.

Deklarata e Ramës vjen 1 muaj pasi opozita ka dalë nga parlamenti dhe ka djegur mandatet. Opozita kërkon largimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore. 

Ditën e sotme, Partia Socialiste ka mbledhur Kongresin. Në këtë kongres u bë rikonfirmimi i kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe i  6 kryebashkiakëve të tjerë socialistë që do të garojnë sërish në zgjedhjet lokale 2019. 

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kongresi i socialisteve 23 mars mitingu i veliajt zgjedhje te parakohshme edi rama kongresi i socialisteve 23 mars mitingu i veliajt zgjedhje te parakohshme

Sondazh

Poll