"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Rama sfidë opozitës: Ndryshojmë Kodin Zgjedhor, po fituat 1 bashki më shumë, zgjedhje të parakohshme në shtator
23 Mars 2019, 12:19Nga DOSJA
TIRANE– Kryeministri Edi Rama pranon për herë të parë opsionin e zgjedhjeve të parakohshme, por vetëm në rast se opozita arrin të fitojë një bashki më shumë në zgjedhjet lokale të 30 qershor 2019. Në mitingun e zhvilluar në Sheshin “Nënë Tereza”, Rama tha se mazhoranca socialiste është e hapur që të bëhen ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor dhe atë Penal për të gjithë ata që përfshihen në krimin zgjedhor.
Rama: Kur premtuat se do të ishit zv. e qytetarëve në parlament çfarë menduat? Turpin mbajeni ju! Vetë e zgjodhët të ishit rrugëve dhe në rrugë të rrini. Jeni ju që i keni rrokanisur kokën ndërkombëtarëve për refomën zgjedhore dhe që e keni mbajtur peng për kush e di sa muaj. Hajdeni uluni dhe ta miratojmë atë bashku. Ta eksperimentojmë në disa zona votimin elektronik. Jemi gati të propozojmë çdo masë kundër shitblerjes së votave që propozon doktoresha e shkencave horoskopike Monika Kryemadhi. Nëse një fitoni një bashki më shumë se ne jemi gati të shkojmë në zgjedhje të parashohshme që në vjeshtë. Lulzim Basha i ka tmerr zgjedhjet se nuk i fiton dot. Se nuk i fiton dot as në partinë e tij pa i vjedhur. Sikur ne të mos futemi në zgjedhje, prapë Luli s’i fiton dot. Mund t’i vjedhë zgjedhjet por jo t’i fitojë. Një burrë që e ka humbjen të shkruar në ballë.
Deklarata e Ramës vjen 1 muaj pasi opozita ka dalë nga parlamenti dhe ka djegur mandatet. Opozita kërkon largimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore.
Ditën e sotme, Partia Socialiste ka mbledhur Kongresin. Në këtë kongres u bë rikonfirmimi i kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe i 6 kryebashkiakëve të tjerë socialistë që do të garojnë sërish në zgjedhjet lokale 2019.
(f.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka vazhduar sot sulmet ndaj mediave. Rama u tha socialistëve që ishin sot në sheshin “Nënë Tereza” se mediat bashkë me opozitën tr...
TIRANË- Në fjalën e tij para pjesëmarrësve në mitingun e zhvilluar në sheshin “Nënë Tereza”, kryeministri Edi Rama pranoi gabimet, por tha se socialistët n...
TIRANË- Në takimin e mbajtur sot në sheshin “Nënë Tereza”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Veliaj ka publikuar mesazhet e marra nga demokratët përmes celul...
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka mbajtur një fjalë para mbështetësve të mbledhur në sheshin “Nënë Tereza” për të rikonfirmuar kandidaturën e tij për z...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën pas Erion Veliajt në mitingun që është zhvilluar tek Sheshi “Nënë Tereza”. I veshur trashë, me një xhaketë të...
TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë fjalës së tij para mbështetasve të mbledhur në sheshin “Nënë Tereza” është zotuar se do të fitojë bindshëm në zonë...
TIRANE- Kongresi i Partisë Socialiste është zhvendosur tek Sheshi “Nënë Tereza”, aty ku është konfirmuar zyrtarisht, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. D...
TIRANË– Zv.kryeministri Erion Braçe i ulur në një nga karriget e vendosura në sheshin “Nënë Tereza” ka ndjekur ‘live’ pamjet nga njerëzit e mbledhur...
TIRANË– Ka përfunduar seanca e parë e Kongresit të Partisë Socialiste. Dosja.al ka siguruar këto pamje ku shihen të gjithë anëtarët duke dalë nga Kon...
TIRANË– Ministrja për Marrëdhëniet e Parlamentit, Elisa Spiropali në fjalën e saj në Kongresin e PS-së ka sulmuar opozitën duke u zotuar për fitore maksima...