Bota

Pamjet dramatike në Itali, dhejtëra kamionë ushtarakë transportojnë viktimat e koronavirusit në Bergamo (VD)

23 Mars 2020, 14:56 Nga DOSJA
Pamjet dramatike në Itali, dhejtëra kamionë ushtarakë

BERGAMO– Italia tashmë me bilancin e frikshëm të çdo dite për të vdekurit nga koronavirusi është edhe vendi më i goditur ngaky virus vdekjeprurës.

Deri më tani numri i viktima në Itali nga koronavirusi ka shkuar në 5.476 ndërsa të infektuar numërohen mbi 59 mijë të tjerë.

Ndërkohë  me rritjen e numrit të viktimave janë krijuar probleme edhe varrosjen e tyre pasi numri është vërtet shumë i lartë.

Në një video të publikuara nga mediat italiane shihen shumë kamionë të ushtrisë të mbushura me kufomat e koronavirusit.

Kjo pasi me urdhër të autoriteteve italiane disa ditë më parë, ushtriai po bën transportimin e personave të vdekur nga Bergamo, për shka se as kompanitë që merren me shërbime funerale nuk kanë më kapacitete të mjaftueshme për të kryer këtë punë.

Përmes një video të publikuar nga mediat vendase tregohet  rreshti i gjatë i kamionëve ushtarake që që transportojnë kufomat.

Ndërkohë përfaqësuesi i ushtrisë italiane ka konfirmuar se 50 ushtarë me 15 kamionë janë dërguar në Bergamo, që të transportojnë viktimat që humbën luftën me koronavirusin.

Kujtojmë që edhe një javë më parë u  panë  dhjetëra kamionë  ushtarakë  gjatë natës në rrugët e Bergamos të cilët nuk kishin më vend ku të çonin kufomat.

Kjo situatë  tragjike që po përjeton Italia muajt e fundit është një ngjarje e  vështirë që po rrezikon  të përballen shuëm vende në botë, përfshirë edhe Shqipërinë.

 

Pandemia e koronavirusit ka marrë më shumë se 14 mijë jetë në të gjithë botën dhe ka infektuar 330 mijë të tjerë. Pas Kinës, e cila çdo ditë numëron më pak raste, e “plagosur” nga koronavirusi është Italia me mijëra të vdekur. Pas Italisë, vdekshmëria e të infektuarve po rritet frikshëm edhe në Britaninë e Madhe dhe në Amerikë, ku janë shënuar qindra të vdekur.

Burimi: rainews.it

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bergamo koronavirusi ne itali bergamo koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll