Bota

Angela Merkel në karantinë, flet nënkancelari për gjendjen e saj shëndetësore: Është mirë

23 Mars 2020, 13:00 Nga DOSJA
Angela Merkel në karantinë, flet nënkancelari për gjendjen e

GJERMANI– Ditën e sotme ka reaguar edhe nënkancelari gjerman Olaf Scholz, i cili ka folur për  gjendjen shëndetësore të Kancelares Angela Merkel, e cila ndodhet në karantinë prej ditës së djeshme, sepse kishte pasur  kontakt me mjekun e infenktuar nga koronavirusi.

Ajo mësohet se është në gjendje të mirë shëndetesore, por tashmë e vetizoluar ajo po punon nga shtëpia e saj.

“Kancelarja është ne gjendje të mirë shendetesore ne kete moment. Ajo është thjesht në zyrën e saj ne banese, ashtu si shumë njerëz të tjerë që u është dashur të vendosen në vetizolim në shtëpi.”- është shprehur Scholz.

Ndër të tjera ai ka thënë se madje kanë zhvilluar një mbledhje të kabinetit qeveritar mëngjesin e sotëm përmes një videoje.

 “Ajo është aktive: ne patëm mbledhjen e kabinetit qeveritar këtë mëngjes. Jo me video, por sigurisht që të gjithë njohim zërat e njëri-tjetrit.”-ka shtuar ai.

Pandemia e koronavirusit ka marrë më shumë se 14 mijë jetë në të gjithë botën dhe ka infektuar 330 mijë të tjerë. Pas Kinës, e cila çdo ditë numëron më pak raste, e “plagosur” nga koronavirusi është Italia me mijëra të vdekur. Pas Italisë, vdekshmëria e të infektuarve po rritet frikshëm edhe në Britaninë e Madhe dhe në Amerikë, ku janë shënuar qindra të vdekur.

Burimi: usnews

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angela merkel koronavirusi ne gjermani nënkancelari gjerman olaf scholz angela merkel koronavirusi ne gjermani nënkancelari gjerman olaf scholz

Sondazh

Poll