Bota

 Albin Kurti tregon proçedurën për mësimin online: Prindërit t’i ulin fëmijët në orën 11:15 para televizorit

23 Mars 2020, 14:15 Nga DOSJA
 Albin Kurti tregon proçedurën për mësimin online:

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mes kësaj gjendje  kaotike që krijuar nga koronavirusi u ka kërkuar të gjithë prindërve që të kujdesen për fëmijët e tyre në mënyrë që t’i ndjekin mësimet që po transmetohen përmes televizionit publik.

Gjithashtu ai ka shtuar se për këtë shkak do të kujdeset  që të mos ketë as  shkëputje të energjisë elektrike.

“Si duket e ku ndodhet shkronja ‘C’ në gjuhën shqipe, çka janë gjysma dhe çereku në matematikë? Kështu nisi sot mësimi në distancë për fëmijët e Kosovës të klasës së parë me mësuesen Valdrina Ademaj-Ajvazi. Pastaj, klasa e dytë vazhdoi me mësuesen Blerta Hasani, e treta me Albesa Kryeziun, e katërta me Mrika Kllokoqin, kurse e pesta me mësuesen Diellonë Beka. Filluam pra me mësimin online dhe përmes televizionit. Në RTK1 dhe RTK4, si dhe nga kompjuterët e lidhur me internetin, fëmijët filluan të ndjekin lëndët e tyre mësimore. Virusi Corona na ka mbyllur të gjithëve nëpër shtëpitë tona, dhe, ato duhet t’i bëjmë shkolla për fëmijët tanë.”– ka shkruar Kurti në rrjetet sociale.

Ndër të tjera ai ka shtuar se mësimi do të jepet çdo ditë në orën 11:15, prandaj u ka kërkuar prindërve që t’i ulin fëmijët në këtë orë para televizorit.

“ Nëpërmjet teknologjisë synojmë që mësimi të jetë më tërheqës për nxënësit. Mësimdhënia duhet ta hapë imagjinatën e nxënësve që ata të mësojnë më mirë e të dinë më shumë. Prindërve u kërkojmë që t’i ulin fëmijët e tyre para televizorit çdo ditë nga ora 11:15. “Po e mbajmë e-mësimin që të mos i privojmë nxënësit nga shkolla. Por, ky është edhe një rast që të gjithë ne si shoqëri të marrim pjesë në arsim e edukim si asnjëherë më parë në Kosovën e pasluftës. Teksa 96% e amvisërive në Kosovë janë të lidhura në internet, si Qeveri do të kujdesemi edhe që të ketë energji elektrike në të gjithë territorin e Kosovës.”- ka thënë ai.

Kujtojmë që Kosova në gjithë territorin e saj ka 33 të infektuar, ndërsa ditën e djeshme është shënuar edhe viktima e parë nga COVID-19.

Pandemia e koronavirusit ka marrë më shumë se 14 mijë jetë në të gjithë botën dhe ka infektuar 330 mijë të tjerë. Pas Kinës, e cila çdo ditë numëron më pak raste, e “plagosur” nga koronavirusi është Italia me mijëra të vdekur. Pas Italisë, vdekshmëria e të infektuarve po rritet frikshëm edhe në Britaninë e Madhe dhe në Amerikë, ku janë shënuar qindra të vdekur.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti koronavirusi ne kosove mesimi online albin kurti koronavirusi ne kosove mesimi online

Sondazh

Poll