Bota

Përfundojnë në karantinë 14 policët grek, 26-vjeçari me koronavirus i pështyu në fytyrë

23 Mars 2020, 13:28 Nga DOSJA
Përfundojnë në karantinë 14 policët grek,

Katërmbëdhjetë  policë grekë janë futur në karantinë ditën e sotme pas një incidenti që u ndodhi me një 26-vjeçar i cili bërtiste rrugëve se ai është i infektuar me koronavirus, duke thyer pasqyra të makinave dhe gjithashtu dyshohet se ka pështyrë edhe oficerët e policisë. Pas kësaj ngjarje ai është arrestuar.

Mësohet se 26-vjeçari u tha oficerëve që iu afruan kur ai po thyente makinat se kohët e fundit ishte kthyer në Athinë nga Londra dhe se ishte i infektuar me koronavirus.

Në momentin kur oficerët u përpoqën ta arrestonin atë, ai i ka pështyrë në fytyrë, prandaj dhe 14 oficerët që patën kontakt me të, u detyruan të futen vetizolohen.

Pandemia e koronavirusit ka marrë më shumë se 14 mijë jetë në të gjithë botën dhe ka infektuar 330 mijë të tjerë. Pas Kinës, e cila çdo ditë numëron më pak raste, e “plagosur” nga koronavirusi është Italia me mijëra të vdekur. Pas Italisë, vdekshmëria e të infektuarve po rritet frikshëm edhe në Britaninë e Madhe dhe në Amerikë, ku janë shënuar qindra të vdekur.

Burimi: ekathimerini.com 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni izolohen 14 policet grek koronavirusi në greqi izolohen 14 policet grek koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll