Bota

As Kalifornia nuk zbaton urdhërin e izolimit, thyhet ‘shtetrrethimi”, plazhet mbushen plot me njerëz

23 Mars 2020, 12:29 Nga DOSJA

KALIFORNI– Mediat e huaja kanë shkruar se edhe në Kaliforni nuk janë zbatuar rregullat e forta të vëna si shkak i koronavirusit. Së fundmi është parë që qindra njerëz kanë mbushur plazhet në Kaliforni, kanë dalë për shëtitje nëpër parqe duke thyer çdo rregull që është vënë nga qeveria në përpjekje të zhdukjes së koronavirusit.

Kujtojmë që Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom urdhëroi popullsinë e tij prej gati 40 milion banorësh që të qëndrojnë në shtëpi që prej datës 20 mars për të ndaluar përhapjen e COVID-19.

Në foton më sipër shihet që njerëzit kanë shkuar në plazh në datën 21 mars, në “Huntington Beach”, Kalifornia.

Gjithashtu edhe shumë hapësira publike ishin të mbushura, duke bërë që zyrtarët në disa qytete të urdhëronin mbylljen e parqeve, zonave argëtuese dhe plazheve.

Nga fotot dhe videot  e bëra virale në mediat sociale vihet re që njerëzit janë mbledhur në grupe të mëdha dhe qëndrojnë në kontakt të ngushtë me njëri-tjetrin në plazhet e Los Angeles gjatë fundjavës.

Zyrtarët shëndetësorë u bëjnë thirrje njerëzve të mbajnë një distancë prej 6 metrash nga njëri-tjetri për të parandaluar transmetimin e virusit ngjitës.

Pandemia e koronavirusit ka marrë më shumë se 14 mijë jetë në të gjithë botën dhe ka infektuar 330 mijë të tjerë. Pas Kinës, e cila çdo ditë numëron më pak raste, e “plagosur” nga koronavirusi është Italia me mijëra të vdekur. Pas Italisë, vdekshmëria e të infektuarve po rritet frikshëm edhe në Britaninë e Madhe dhe në Amerikë, ku janë shënuar qindra të vdekur.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba shba koronavirusi ne shba shba

Sondazh

Poll