Bota

Rritet bilanci/ 35 të infektuar dhe dy viktima në Kosovë, priten të mbërrijnë 7 mijë teste për Covid-19, Kurti: Mësimi

23 Mars 2020, 13:46 Nga DOSJA
Rritet bilanci/ 35 të infektuar dhe dy viktima në Kosovë, priten

KOSOVË– Kosova e prekur gjerësisht nga koronavirusi duket se ka mungesë të  theksuar të furnizimeve shëndetësore, si maska dhe doreza mbrojtëse, por mbi të gjitha në spitale mungojnë edhe testet për koronavirusin.

Ditën e sotme është mësuar se  pritet që rreth 7 mijë teste të reja për të testuar pacientët e dyshohen me Covid-19, të mbërrijnë në  Kosovë brenda kësaj jave.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë një konferencë javën që lamë pas.

Ndër të  tejra Ministri Vitia ka thënë se në stokun e mikrobiologjisë molekulare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë janë rreth 1 mijë teste, por kanë porositur me urgjencë edhe 7 mijë të tjera.

“Janë edhe rreth 1 mijë teste në stokun e mikrobiologjisë molekulare në IKSHP, dhe pardje me urgjencë janë porositur edhe 7 mijë të tjera që priten të vijnë javën që vjen, por ndërkohë janë është përgatitur kërkesa edhe për teste shtesë pas këtyre. Kemi siguruar edhe një aparat për realizimin real-time PSR testeve. Si sëmundje e re nuk ka ndonjë protokoll të trajtimit antiviral, ne sot kemi marrë informacione se disa nga materialet si Rendecivir dhe Favir-Priravir, janë treguar të suksesshëm në trajtimit e të infektuarve. Menjëherë sot, janë kontaktuar kompanitë prodhuese por edhe ambasada e Japonisë, dhe shpresojmë se një kontingjent do të merret sa më shpejt.”– është shprehur Vitia.

Kujtojmë që Kosova në gjithë territorin e saj ka 33 të infektuar, ndërsa ditën e djeshme është shënuar edhe viktima e parë nga COVID-19.

Pandemia e koronavirusit ka marrë më shumë se 14 mijë jetë në të gjithë botën dhe ka infektuar 330 mijë të tjerë. Pas Kinës, e cila çdo ditë numëron më pak raste, e “plagosur” nga koronavirusi është Italia me mijëra të vdekur. Pas Italisë, vdekshmëria e të infektuarve po rritet frikshëm edhe në Britaninë e Madhe dhe në Amerikë, ku janë shënuar qindra të vdekur.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni 7 mije teste koronavirusi ne kosove 7 mije teste koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll