Bota

Gratë në burgun e Lipjanit të Kosovës kanë nisur prodhimin e maskave kundër COVID-19

23 Mars 2020, 14:00 Nga DOSJA
Gratë në burgun e Lipjanit të Kosovës kanë nisur

LIPJAN– Koronavirusi i përhapur në Kosovë duket se ka futur në punë edhe gratë e  burgosura në Lipjan. Edhe ato po ndihmojnë në luftën kundër koronavirusit. Por si do të thoni ju?

Është mësuar se ato po prodhojnë maska kundër infektimit nga koronavirusi për punonjësit në institucionet e vuajtjes së dënimit, për zyrtarët si edhe për të burgosurit.

Puna e tyre në këtë kohë vjen në kuadër të implementimit të Planit Operativ  ‘Koronavirus’, me qëllim, mbrojtjes e të burgosurve dhe punonjësve të Shërbimit Korrektues të Kosovës nga Pandemia “Covid-19”.

Të gjitha të burgosurat në QKFL kanë nisur të qepin vetë maskat  kirurgjikale.

“Për prodhimin e maskave kirurgjikale, me rekomandim të mjekëve profesional po përdoret material  në të cilin nuk depërtojnë mikroorganizmat, pas kalkulimit të kostostos së prodhuar, këto maska  kushtojnë vetëm 0.10 cent për copë. Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes këtij prodhimi, synon në uljen e shpenzimeve ekonomike në maska kirurgjikale dhe në rritjen e nivelit të parandalimit nga Pandemia “Covid -19” nëpër të gjitha institucionet korrektuese.”-shprehen autoritetet përkatëse.

 

Pandemia e koronavirusit ka marrë më shumë se 14 mijë jetë në të gjithë botën dhe ka infektuar 330 mijë të tjerë. Pas Kinës, e cila çdo ditë numëron më pak raste, e “plagosur” nga koronavirusi është Italia me mijëra të vdekur. Pas Italisë, vdekshmëria e të infektuarve po rritet frikshëm edhe në Britaninë e Madhe dhe në Amerikë, ku janë shënuar qindra të vdekur.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove maskat qkfl koronavirusi ne kosove maskat qkfl

Sondazh

Poll