Bota

Egjipti ndihmon Italinë, dërgon 1.5 milion maska për të luftuar Covid-19

23 Mars 2020, 12:09 Nga DOSJA
Egjipti ndihmon Italinë, dërgon 1.5 milion maska për të

ITALI– Një fluturim i linjës së “EgyptAir” që transportonte furnizime mjekësore ka zbarkuar edhe në Aeroportin italian të Malpensas për të siguruar ndihmën mjekësore të autoriteteve italiane në luftën për përhapjen e pandemisë COVID-19, raportoi të dielën gazeta kombëtare egjiptiane al-Akhbar.

Ndihma mjekësore përfshin më shumë se një milion maska ​​për fytyrën dhe do të dërgohen në rajonin e Lombardisë, i cili është mbyllur që nga 8 marsi i 2020, në veri të Italisë, kanë shkruar mediat e huaja.

“1.5 milionë maska të ardhura nga Egjipti mbërritën. në Itali. Mjekët, infermierët dhe punonjësit e shëndetit shoqëror aktualisht vuajnë nga mungesa e pajisjeve mbrojtëse, veçanërisht maskat.”- shkroi  Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio në rrjetet sociale.

Për shkak të mungesës së furnizimit mjekësor dhe pajisjeve në Itali, organizata “Mjekët pa Kufij” njoftuan se deri tani në Itali janë infektuar 1.700 punëtorë të kujdesit mjekësor. Një nga mjekët italianë, i cili paralajmëroi se ka mungesë të furnizimit mjekësor, siç janë dorezat dhe maskat ​​për fytyrën, vdiq nga virusi të mërkurën e javës që lamë pas.

Italia ka regjistruar më shumë se 53.500 raste të personave të infektuar me koronavirus dhe mbi 5000 mijë viktima.

Pandemia e koronavirusit ka marrë më shumë se 14 mijë jetë në të gjithë botën dhe ka infektuar 330 mijë të tjerë. Pas Kinës, e cila çdo ditë numëron më pak raste, e “plagosur” nga koronavirusi është Italia me mijëra të vdekur. Pas Italisë, vdekshmëria e të infektuarve po rritet frikshëm edhe në Britaninë e Madhe dhe në Amerikë, ku janë shënuar qindra të vdekur.

 Burimi: egypttoday.com 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll