Bota

Gjashtë deputetë nga Zvicra APEL politikanëve në Kosovë: Lini anash lojërat, qeveria mbështetet, s’ka arsye për mo

23 Mars 2020, 12:09 Nga DOSJA
Gjashtë deputetë nga Zvicra APEL politikanëve në

ZVICËR- Gjashtë deputetë të Parlamentit të Zvicrës kanë dënuar përpjekjet për prishjen e koalicionit dhe rrëzimit të qeverisë së Kosovës. Ata kanë nënshkruar një letër ku edhe u kanë bërë thirrje klasës politike se që të fokusohen tek situate me koronavirusin në vend.

Në letër është përmendur specifikisht presidenti Hashim Thaçi, i cili sipas tyre po tenton që të marrë kompetencat që i takojnë kryeministrit Albin Kurti.

“Botën e ka përfshirë koronavirusi. Edhe në Republikën e Kosovës gjendja është serioze. Si në vende të tjera edhe në Kosovë qeveria ka ndërmarrë masa drastike për të kufizuar me vendosmëri përhapjen e virusit. Por ne po e përcjellim me shqetësim të madh se si qarqe të caktuara politike po përpiqen që krizën ta shfrytëzojnë në dobi të tyre. Sidomos e kemi fjalën për presidentin Hashim Thaçi dhe për kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, partia e të cilit është pjesë e qeverisë. Ne e hedhim poshtë me vendosmëri përpjekjen e kryetarit Hashim Thaçi që, duke marrë si shkas koronavirusin, të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme dhe kështu t’ia marrë kompetencat qeverisë së koalicionit nën drejtimin e kryeministrit Albin Kurti. Një kërkesë e tillë nuk ka asnjë bazë dhe do ta shkatërronte pjekurinë e sapoarritur demokratike të Kosovës”, shkruan në deklaratën e përbashkët të këtyre deputetëve.

Ata i kanë bërë apel në të njëjtën kohë edhe LDK-së, e cila është partnere koalicioni në qeverinë e kryeministrit Kurti.

“Në këto kohëra të tensionuara ne paralajmërojmë urgjentisht që të hiqet dorë nga këto lojëra politike. Rrëzimi i qeverisë së popullarizuar do ta fuste Kosovën në një situatë të pakëndshme politike në valën e koronavirusit.”

Sipas tyre, qeveria Kurti-Mustafa sapo është krijuar dhe për më pak se dy muaj që drejton vendin nuk ka dhënë ndonjë arsye për mosbesim.

“Qeveria e re sapo ka marrë detyrën dhe deri më tani nuk ka dhënë ndonjë arsye për mosbesim. Përkundrazi, kjo qeveri gëzon respekt të madh në arenën ndërkombëtare. Nëse qeveria Kurti do të rrëzohej me pretekste bajate apo do t’i merreshin kompetenca me urdhëresa të gjendjes së jashtëzakonshme, atëherë vendet si Zvicra do të rishqyrtonin thellësisht vlerësimin dhe rrjedhimisht edhe marrëdhëniet me Republikën e Kosovës.”

Deklarata është nënshkruar nga deputetja Tiana Angelina Moser, nga Partia e Gjelbër Liberale (GLP) dhe kryetare e Komisionit të politikës së Jashtme, Doris Fiala, deputete nga Partia Liberale (FDP) dhe bashkëkryesuese e Grupit Parlamentar Zvicër-Kosovë, Cédric Ëermuth, deputet i Partisë Socialdemokrate (SP) dhe bashkëkryesues i Grupit Parlamentar Zvicër-Kosovë, Fabian Molina, deputet nga Partia Socialdemokrate (SP), Sibel Arslan, deputete nga Partia e Gjelbër (GPS) dhe anëtare e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës si dhe Niklaus-Samuel Gugger, deputet nga radhët e Partisë Popullore Evangjeliste (EVP) dhe anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti isa mustafa kosove qeveria e kosoves albin kurti isa mustafa kosove qeveria e kosoves

Sondazh

Poll