Bota

“Dua t’i bëj ata të lumtur”, gazeta zvicerane ‘Blick’ vlerëson gjestin human të 28-vjeçarit shqiptar (FOTO)

23 Mars 2020, 14:33 Nga DOSJA
“Dua t’i bëj ata të lumtur”, gazeta zvicerane

ZVICËR– Shumë shqiptarë nëpër botë janë solidarizuar me qytetarët e vendeve ku jetojnë e punojnë, duke dhënë ndihmën e tyre në këtë kohë të vështirë të koronavirusit.

Së fundmi gazeta e përditshme zvicerane “Blick” në një artikull ku ka shkuar për të gjithë njerëzit që po japin ndihmën e tyre këto ditë, ka folur edhe për të riun shqiptar Resu Gashi, i cili po ndihmuar mejkët zviceran me ushqime.

Çdo të premte, Gashi së bashku me stafin e tij do të shpërndajnë ushqim falas për personelin mjekësor në spitalin e qytetit të Bielit, në shenjë falenderimi për punën dhe kontributin që po japin në luftën  kundër koronavirusit.

“Pronari shqiptar i “Pizzeria Capri” tani dëshiron t’i  furnizojë falas me pica infermierët në spitalin e Bielit për çdo të premte.”- ka shkruar Blick.

Gjithashtu 28-vjeçari shqiptar ka thënë se kjo inciativë ka ardhur si një mënyrë për t’i ofruar mbështetje stafit mjekësor në këto ditë mjaft të vështira.

“Unë dua t’i bëj ata të lumtur në një kohë të vështirë.”- ka thënë Gashi.

Pandemia e koronavirusit ka marrë më shumë se 14 mijë jetë në të gjithë botën dhe ka infektuar 330 mijë të tjerë. Pas Kinës, e cila çdo ditë numëron më pak raste, e “plagosur” nga koronavirusi është Italia me mijëra të vdekur. Pas Italisë, vdekshmëria e të infektuarve po rritet frikshëm edhe në Britaninë e Madhe dhe në Amerikë, ku janë shënuar qindra të vdekur.

Burimi: BLICK

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora gazeta blick koronavirusi ne zvicer resu gashi gazeta blick koronavirusi ne zvicer resu gashi

Sondazh

Poll