Politike

COVID-19/ Meta: S’kemi nevojë për eksperimente, të gjithë qytetarët të respektojnë rregullat, çdo sjellje e pakujdeshm

21 Mars 2020, 09:25 Nga DOSJA
COVID-19/ Meta: S’kemi nevojë për eksperimente, të

Tiranë– Presidenti i vendit, Ilir Meta teksa mori pjesë në  seancen e dhurimit të gjakut që organizohet në ambientet e Katedrales Katolike “Shen Pali” në Tiranë, i bëri thirrje popullit që të respektojë masat e vëna nga qeveria për Covid-19. Presidenti theksoi se çdo sjelle e pakujdesshme mund të sjellë pasoja fatale.

“Çdo sjellje e  pakujdesshme mund të rezultojë fatale për ata dhe familjarët e tyre. Ne po e shikojmë çdo ditë se çfarë po ndodh në Itali, në vendin fqinj, që është një vend shumë herë më i zhvilluar, me një sistem shëndetësor shumë herë më të konsoliduar. Nuk kemi nevojë për të bër eksperimente. Prandaj është mjajft e rëndësishme  që të respektohen të gjitha udhëzimet e autoriteteve të Shëndetit publik, por edhe të gjitha udhëzimet që janë vendosur janë në interes të të gjithëve. Ajo janë të nevojshme në këto momente kritike”, u shpreh Meta.

I pyetur nëse do ta mbledhë Këshillin e Sigurisë, Presidenti u shpreh: “Kjo padyshim që do të ndodhë në kohën e duhur por duhet të kuptojmë që edhe policia edhe ushtrua, të gjitha janë në funksion të garantimit të një disipline që i mbron qytetarët nga pakujdesia dhe njëkohësisht është një mundësi për të dhënë ndihmën dhe kontributin në çdo rast të nevojshme që do të paraqitet. Kjo situatë kërkon angazhim të gjithë strukturave shtetërore, jo vetëm të bluzave të bardha duhet bashkëpunim dhe reflektim i të gjithëve dhe solidaritet i të gjithëve.”

Sot është konfirmuar se një 55-vjeçar nga Fieri rezulton i infektuar me COVID-19. Një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë njoftoi se numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 70 dhe dy prej tyre janë shëruar. Ndërsa numri i viktimave është 2. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët lëvizin në dy orare, vetëm në orarin 05:00 të mëngjesit deri në 13:00 të mesditës. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta koronavorusi ne shqiperi ilir meta koronavorusi ne shqiperi

Sondazh

Poll