Politike

627 viktima brenda një dite në Itali/ Meta: Bilanc tragjik, lutjet tona shkojnë për familjet që kanë humbur të dashurit e

21 Mars 2020, 08:01 Nga DOSJA
627 viktima brenda një dite në Itali/ Meta: Bilanc tragjik, lutjet

Tiranë- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar së fundmi,  se dje në Itali pati një  tjetër bilanc tragjik, pas përhapjes së COVID-19. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta shprehet se lutjet tona në këto ditë të vështira,  shkojnë për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre.

 

Reagimi:

Dita e djeshme shënoi një tjetër bilanc tragjik për Italinë tonë të dashur.
Në këto momente tepër të vështira, lutjet dhe mendimet tona shkojnë për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre, të cilave ju shpreh të gjithë solidaritetin e popullit shqiptar. Me urimin për shërim të shpejtë për të gjithë të prekurit nga kjo pandemi, dhe shëndet të plotë për mbarë popullin italian, i cili me kulturën dhe civilizimin e tij i ka frymëzuar të gjithë kombet për progres shoqëror, shpreh bindjen se nën drejtimin e udhëheqësve të saj, Italia do ta kalojë këtë krizë të rëndë për të, por edhe për ne, dhe Europën! Me vëmendje dhe shqetësim të veçantë jam duke ndjekur çdo ditë edhe situatën në bashkësitë tona të dashura arbëreshe duke u interesuar për shëndetin e tyre, si edhe të qindra mijra shqiptarëve, të cilët jetojnë, punojnë dhe kontribuojnë prej vitesh në Itali, së bashku me familjet e tyre. Një mirënjohje dua të shpreh për të gjithë mjekët dhe personelin shqiptar të integruar në sistemin shëndetësor italian, të cilët me profesionalizëm, përkushtim dhe sakrifica të pashembullta po bëjnë çdo gjë për të ndihmuar qytetarët e këtij vendi kaq të rëndësishëm për kombin shqiptar.
Ne u jemi thellësisht falenderues, pasi angazhimi i tyre fisnik dhe njerëzor bëhet, jo vetëm në emër të humanizmit, por edhe të mirënjohjes së mbarë popullit shqiptar, i cili sa herë ka përjetuar tragjedi dhe kriza të mëdha, ndihmën dhe mbështetjen e parë e ka gjetur te Italia dhe populli i saj bujar dhe i mrekullueshëm.
Kam besimin e palëkundur se Italia jonë e dashur do ta kalojë me kurajo e vendosmëri këtë krizë të rëndë. #AndràTuttoBene ????

Ditën e djeshme  numri i  viktimave në Itali shkoi në 4032 nga COVID-19. Dje humbën jetën  627 persona. Ndërkohë ekspertët kanë  paralajmëruar se nëse deri të dielën nuk ulen shifrat e të infektuarve nga Covid-19, qeveria duhet të marrë  masat më të ashpra sigurie për të bllokuar përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta koronavirusi ne itali ilir meta koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll