Aktualitet

COVID-19/ 85-vjeçarja nga Patosi u infektua nga djali i saj, të dy marrin mjekim tek Infektivi

20 Mars 2020, 11:02 Nga DOSJA
COVID-19/ 85-vjeçarja nga Patosi u infektua nga djali i saj, të dy

Tiranë- Detaje të reja kanë dalë nga moshura nga Patosi që rezultoi me infektuar me COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ajo është 85-vjeç dhe u nis me urgjencë drejt spitalit infektiv në Tiranë, pasi gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua. Të njëjtat burime bëjnë me dije se e moshuara është nëna e një pacienti 61-vjeçar që ndodhet prej ditesh në spitalin Infektiv në Tiranë, nga i cili është infektuar. E moshuara ka edhe probleme të tjera shëndetësore dhe prej disa ditësh ishte vetëizoluar në banesën e saj.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 65. Dje u konfirmuan edhe  tri italianë të prekur nga COVID-19, që janë shtetasit e parë të huaj që rezultojnë pozitivë. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll