Aktualitet

PAMJE nga Rinasi/ Aeroporti pothuajse i boshatisur, punonjësi i veshur me kostum mbrojtës filmon rreth godinës

20 Mars 2020, 10:03 Nga DOSJA
PAMJE nga Rinasi/ Aeroporti pothuajse i boshatisur, punonjësi i veshur me

Tiranë- Aeroporti i Rinasit pothuajse është i boshatisur. Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Dosja.al janë të paktë mjetet dhe personat që lëvizin në këtë aeroport. Në video shfaqet një punonjës i aeroportit, i veshur me veshje mbrojtëse që të mos preket nga COVID-19, i cili filmon. Mesa duket ai ndodhet aty për të monitoruar lëvijet e qytetarëve dhe makinave.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 65. Dje u konfirmuan edhe  tri italianë të prekur nga COVID-19, që janë shtetasit e parë të huaj që rezultojnë pozitivë. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll