Aktualitet

“Shembull solidariteti”/ Manastirliu: 3000 mjekë, infermierë, stomatologë e studentë ju përgjigjen thirrjes, nis trajni

20 Mars 2020, 09:54 Nga DOSJA
“Shembull solidariteti”/ Manastirliu: 3000 mjekë,

Tiranë-Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se e 3000 profesionistë të shëndetit publik dhe studentë të mjekësisë i janë përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të shërbyer në rast nevoje për përballimin e kësaj situate. Sipas saj ka nisur edhe trajnimi i tyre në Vlorë dhe Elbasan.

Reagimi:

#COVID-19
Edhe një tjetër shembull solidariteti dhe sakrifice nga profesionistët e shëndetit??
3️⃣0️⃣0️⃣0️⃣ mjekë, infermierë, farmacistë, stomatologë, profesionistë të shëndetit publik dhe studentëtë #mjekësisë i janë përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të shërbyer në rast nevoje për përballimin e kësaj situate❗️
Me një organizim shembullor të strukturave të shëndetësisë dhe universitetit të Mjekësisë, në bashkëpunim me universitetet rajonale, ka nisur #trajnimi i profesionistëve të shëndetit në #Vlorë dhe #Elbasan #BashkëJaDalim

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 65. Dje u konfirmuan edhe  tri italianë të prekur nga COVID-19, që janë shtetasit e parë të huaj që rezultojnë pozitivë. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll