Aktualitet

“Pse më shtyn, erdha e para”/ Plas sherri në Postën e Librazhdit, gra e burra dynden në radhë pa masa mbrojtëse, punon

20 Mars 2020, 09:51 Nga DOSJA
“Pse më shtyn, erdha e para”/ Plas sherri në Postën e

LIBRAZHD– Qytetarët e Librazhdit janë përplasur me njëri-tjetrit për të zënë radhën e për të hyrë më parë se tjetër në sportelet e bankave apo edhe të Postës Shqiptare. Në videon e publikuar nga Faxweb, shihet se si njerëz të shumtë kanë zaptuar sheshin kryesor të qytetit dhe qëndrojnë të reshtuar duke pritur në radhë.

Mirëpo mesa duket në një moment durimi është sosur dhe gratë e burrat kanë filluar të përplasen me njëri-tjetrin. “Isha unë e para, mos më shty,”– thotë një grua.

Të gjithë pa masa mbrojtëse, nuk respektojnë as distancën e sigurisë për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Sipas Faxweb, punonjësit e Postës e kanë të pamundur për të menaxhuar situatën dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e Policisë.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 65. Rasti i fundit është një 65-vjeçar enga Patosi, e cila u nis me urgjencë drejt spitalit Infektiv. Dje u konfirmuan edhe tri italianë të prekur nga COVID-19, që janë shtetasit e parë të huaj që rezultojnë pozitivë. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi perplasje ne librazhd plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi perplasje ne librazhd plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll