Aktualitet

Radhët nëpër markete dhe farmaci, Rama: Janë angazhuar policia dhe Ushtria, ju përgjërohem ruhuni nga ‘bombat’

20 Mars 2020, 10:16 Nga DOSJA
Radhët nëpër markete dhe farmaci, Rama: Janë angazhuar

TIRANË- Kryeministri Edi Rama njofton se nga sot për sigurimin e radhëve në markete dhe farmaci do të kujdeset ushtria dhe Policia. Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri thotë se shqiptarët duhet të ruajnë distancën njësoj sikur ruhen nga “bomba të padukshme”. Sakaq, bashkë me apelin, ai ndan edhe disa foto nga mënyra sesi ruhen radhët në botë për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Deklarata e kryeministrit vjen në kohën kur edhe plani i dytë i masave i vendosur nga qeveria nuk ka funksionuar për të ruajtur rregullat për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Dosja.al sjell pamjet nga Tirana, ku para bankave janë krijuar radhë të gjata për shkak të qytetarëve që kanë nxituar për të kapur fashën e orarit për të paguar detyrimet e tyre. Ndërkohë që e njëjtë situata paraqitet edhe në zonën e Pazarit të Ri, ku nuk kanë munguar xhirot, kapjet për dore dhe grumbullimet e qytetarëve që në fakt kanë dalë nga banesa për të bërë pazaret, dhe i shfrytëzojnë edhe për të biseduar me njërit-tjetrin. E njëjtë është situata edhe në Vlorë, Berat, Korçë e Durrës.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama plani i masave per covid-19 edi rama plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll