Aktualitet

VIDEO/ Na zhgënjeu të gjithëve! Klipi emocionues i Ramës për Shqipërinë…i vjedhur nga italianët 

20 Mars 2020, 10:48 Nga DOSJA
VIDEO/ Na zhgënjeu të gjithëve! Klipi emocionues i Ramës

Tiranë- Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama na emocioni të gjithëve, pasi publikoi pamje mahnitëse nga qytetet e Shqipërisë. Ai  përcolli mesazhin se shqiptarët, pas përhapjes së COVID-19 nuk duan të ikin nga vendi, por duan që të largohet virusi, të dalin nga shtëpitë, të pinë kafe dhe të shkojnë në punë.

Por nga u frymëzua Rama për këtë video?

Sigurisht nga italianët, të cilët kanë realizuar një video të tillë, me pamje nga qytetet e vendit fqinj, ku theksohen edhe traditat e tyre. Pra videot, janë pothuajse identike në ide, mesazhin që përcjellin, por sigurisht që pamjet dhe tekstet në to janë ndryshme.

VIDEO e realizuar në Itali

 

 

I wish everyone to be strong in these hard days and never forget that we are in the most beautiful country in the world! ?? . Directed by: @oliverastrologo Voiceover: Paolo Buglioni Words: @danielesigalot Music: @joeshepherdmusic Additional Footage: @snils, @gianmarco.gabriele

A post shared by Oliver Astrologo (@oliverhl) on

Klipi i publikuar nga Rama

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 65. Dje u konfirmuan edhe  tri italianë të prekur nga COVID-19, që janë shtetasit e parë të huaj që rezultojnë pozitivë. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama klipi për covid i vjedhur nga italianët koronavirusi ne shqiperi edi rama klipi për covid i vjedhur nga italianët koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll