Aktualitet

Ministrja Manastirliu: Sot fillon puna, Urgjenca Kirurgjikale zhvendoset tek Trauma

20 Mars 2020, 10:45 Nga DOSJA
Ministrja Manastirliu: Sot fillon puna, Urgjenca Kirurgjikale zhvendoset tek

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar nisjen e punës së Urgjencës Kirurgjikale tek Spitali i Traumës. Në një video-mesazh të publikuar në faqen e kryeministrit Edi Rama, Manastirliu tha se tashmë ka nisur puna dhe tek Trauma priten të gjitha urgjencat kirurgjikale. Ajo shtoi më tej se ka një falenderim të veçantë për të gjithë mjekët dhe organizatorët që janë në krye të detyrës që po bëjnë të pamundur që të mos mungojë shërbimi shëndetësor.

Nga sot urgjenca kirurgjikale ka filluar të realizohet në Spitalin Universitar të Traumës. Është një vendim që është marrë së bashku me komitetin teknik dhe me drejtuesit e burimeve njerëzore, gjithmonë për të mundësuar lehtësimin e spitaleve tona, QSUT dhe spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe vendosjen e të gjithë urgjencave të kirurgjisë por edhe atyre të patologjive malinje, për t’u realizuar në Spitalin Universitar të Traumës. Jemi duke u përgatitur për hapjen e spitalit të dytë COVID, “Shefqet Ndroqi”, ku po bëhet një organizim i mirëfilltë përsa i përket kapaciteteve që do të shtohen aty me burime njerëzore dhe gjithashtu gjithë organizimit për t’i bërë ballë këtij infeksioni. Kam nje falenderim të përzemërt për punën heroike që po bëjnë të gjithë mjekët dhe infermierët tanë kudo në Shqipëri, por veçanërisht në Spitalin Infektiv ku po trajtohen pacientët me COVID-19. Aktualisht ka nisur trajnimi i mjekëve, infermierëve, farmacistëve, ekspertëve të shëndetit publik dhe studentëve të Mjekësisë që i janë përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për t’ju bashkuar frontit të parë të luftës me COVID-19,”- tha Manastirliu.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 65. Dje u konfirmuan edhe  tri italianë të prekur nga COVID-19, që janë shtetasit e parë të huaj që rezultojnë pozitivë. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll