Aktualitet

Vlora gumëzhin, qytetarë që ecin në grup dhe makina të shumta, nuk pyesin për masat e qeverisë

20 Mars 2020, 10:13 Nga DOSJA
Vlora gumëzhin, qytetarë që ecin në grup dhe makina të

VLORË-Qytetarët e vlorës e kanë nisur këtë mëngjes si gjithmonë. Në videon e siguruar nga Dosja.al, shihet se pavarësisht urdhërit të lëshuar nga qeveria për masat në kuadër të parandalimit të covid-19, vlonjatët ecin në grupe. Makinat lëvizin lirshëm gjithashtu. Ndërsa, përsa u përket masave mbrjtëse, shumë prej qytetarëve nuk ka vendosur maskë, ndërsa disa, po.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 65. Dje u konfirmuan edhe  tri italianë të prekur nga COVID-19, që janë shtetasit e parë të huaj që rezultojnë pozitivë. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi vlore koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi vlore

Sondazh

Poll