Aktualitet

Pamje të frikshme nga Berati/ Qytetarët shijojnë diellin, lëvizin në rrugë në grupe, pa asnjë masë mbrojtëse

20 Mars 2020, 10:22 Nga DOSJA
Pamje të frikshme nga Berati/ Qytetarët shijojnë diellin,

Berat- Pamje të frikshme nga vijnë nga qyteti i Beratit, pasi sheshet dhe bulevardet e qytetit janë mbushur plot me qytetarë. Qytetarët ecin në krahë të njëri-tjetrit në fshat e orareve të lejuara dhe nuk kanë asnjë asnjë masë mbrojtëse, si maska apo doreza. Pra njerëzit nuk i kanë ndalur xhirot në sheshe apo bulevarde dhe duket se po ‘shijojnë’ ditët e pushimit.  Ndërgjegjësimi i njerëzve vijon sërish të mbetet zero, pavarësisht masave të marra dhe ndëshkimet që parashikohen.

Siç raportuam edhe ditën e djeshme, vendosja e fashave të orarit 06:00-10:-00 dhe 16:00-18:00, ka krijuar një dalje masive të qytetarëve që thyejnë karantinën dhe dalin në rrugë.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 65. Dje u konfirmuan edhe  tri italianë të prekur nga COVID-19, që janë shtetasit e parë të huaj që rezultojnë pozitivë. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll