Aktualitet

NDËSHKIMET/ U kapën jashtë orarit të lejuar, gjobiten 234 këmbësorë rebelë, probleme dhe me shoferët, bllokohen 75 mjet

20 Mars 2020, 09:41 Nga DOSJA
NDËSHKIMET/ U kapën jashtë orarit të lejuar, gjobiten 234

SHQIPËRI– Policia ka nisur kontrollin e këmbësorëve që shkelin urdhrat e ndërmarra nga qeveria dhe masat parandaluese për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19. Ditën e sotme kontrolli ka nisur në qytetin e Librazhdit ku janë gjobitur shtatë këmbësorë që janë kapur duke lëvizur jashtë orarit të lejuar. Kontrollit nuk i ka shpëtuar as Saranda, ku janë bllokuar 10 automjete. shoferëve u është hequr patenta, për shkak të mosbindjes së urdhrit.

Ndërkohë që Policia e Shtetit, njofton se në total, numri i këmbësorëve të gjobitur në të gjithë vendin është 234 përgjatë 24 orëve të fundit. 75 shoferëve iu është hequr leja e drejtimit, dhe iu është bllokuar makina. Gjithashtu, 2 persona që kanë thyer karantinën janë gjobitur me 700.000 mijë lekë.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 65. Rasti i fundit është një 65-vjeçar enga Patosi, e cila u nis me urgjencë drejt spitalit Infektiv. Dje u konfirmuan edhe tri italianë të prekur nga COVID-19, që janë shtetasit e parë të huaj që rezultojnë pozitivë. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”.

Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll