Aktualitet

Nuk iu bindën urdhrave të qeverisë, bllokohen 10 mjete në Sarandë dhe shoferëve u hiqet patenta

20 Mars 2020, 09:34 Nga DOSJA
Nuk iu bindën urdhrave të qeverisë, bllokohen 10 mjete në

SARANDË– 10 automjete janë bllokuar si dhe 10 leje drejtimi janë pezulluar nga Policia e Sarandës. Mësohet se Policia Rrugore Sarandë, në vijim të masave mbrojtëse ndaj përhapjes së koronavirusit në Sarandë vetëm në 24 orët e fundit kanë hequr 10 patenta. Ndëshkimet mësohet se kanë ardhur pasi shoferët kanë shkelur masat e ndërmarra nga qeveria.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 65. Rasti i fundit është një 65-vjeçar enga Patosi, e cila u nis me urgjencë drejt spitalit Infektiv. Dje u konfirmuan edhe tri italianë të prekur nga COVID-19, që janë shtetasit e parë të huaj që rezultojnë pozitivë. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 sarande viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 sarande viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll