Aktualitet

U kapën jashtë orës së lejuar në rrugë, gjobiten shtatë këmbësorë në Librazhd

20 Mars 2020, 09:29 Nga DOSJA
U kapën jashtë orës së lejuar në rrugë, gjobiten

LIBRAZHD– Shtatë persona janë gjobitur me nga 10 mijë lekë të reja nga Policia e Librazhdit për shkak të thyerjes së izolimit. Mësohet se qytetarët janë pikasur teksa lëviznin përtej fashave orare të lejuara.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 65. Rasti i fundit është një 65-vjeçar enga Patosi, e cila u nis me urgjencë drejt spitalit Infektiv. Dje u konfirmuan edhe tri italianë të prekur nga COVID-19, që janë shtetasit e parë të huaj që rezultojnë pozitivë. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjobiten qytetaret ne librazhd librazhd gjobiten qytetaret ne librazhd librazhd

Sondazh

Poll