Aktualitet

Dështon plani i masave, qeveria ndryshon orarin e lëvizjes, Rama nxjerr Ushtrinë në rrugë dhe u bën thirrje qytetarëve: M

20 Mars 2020, 09:23 Nga DOSJA
Dështon plani i masave, qeveria ndryshon orarin e lëvizjes, Rama

TIRANË- Edhe plani i dytë i masave i vendosur nga qeveria nuk ka funksionuar për të ruajtur rregullat për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Dosja.al ka sjell sot pamjet nga Tirana, ku para bankave janë krijuar radhë të gjata për shkak të qytetarëve që kanë nxituar për të kapur fashën e orarit për të paguar detyrimet e tyre. Ndërkohë që e njëjtë situata paraqitet edhe në zonën e Pazarit të Ri, ku nuk kanë munguar xhirot, kapjet për dore dhe grumbullimet e qytetarëve që në fakt kanë dalë nga banesa për të bërë pazaret, dhe i shfrytëzojnë edhe për të biseduar me njërit-tjetrin.

Ndërkohë që në Sarandë, situata është edhe më interesante, ku të moshuarit kanë dalë nga shtëpia për të luajtur letra me njëri-tjetrin. Siç raportuam edhe ditën e djeshme, vendosja e fashave të orarit 06:00-10:-00 dhe 16:00-18:00, ka krijuar një dalje masive të qytetarëve që thyejnë karantinën dhe dalin në rrugë. Sot qeveria ka ndryshuar orarin dhe bën me dije se qytetarët mund të lëvizin nga ora 05:00 deri në 13:00 dhe të dielën gjithçka do jetë mbyllur. 

Por reagimit qytetar, qeveria nuk ka pritur gjatë dhe si përgjigje kundër mospërgjegjshmërisë së qytetarëve ka nxjerr ushtrinë për patrullime në rrugë, ku do ndihmojë policinë për të dërguar qytetarët në banesat e tyre. Ndërkohë që numri i të prekurve në Shqipëri ka shkuar tanimë në 65, me 2 viktima. Institucionet dhe mjekët apelojnë që qytetarët të qëndrojnë brenda, por i vetmi orar që respektohet është ai i frikës nga gjoba.

(F.G. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi levizja e kembesoreve plani i masave per covid-19 ushtria ne rruge koronavirusi ne shqiperi levizja e kembesoreve plani i masave per covid-19 ushtria ne rruge

Sondazh

Poll