Aktualitet

Kaos në bankat e vendit/ Qytetarët në radhë të gjata për të paguar sigurimet shoqërore, thyejnë urdhrin, qëndrojnë pr

20 Mars 2020, 09:20 Nga DOSJA
Kaos në bankat e vendit/ Qytetarët në radhë të gjata

Tiranë-Dështon plani i masave të marra nga qeveria pas përhapjes së COVID-19. Në bankat e vendit ka radhë gjata me qytetarë, pasi duan të bëjnë pagesën e sigurimeve shoqërore. Siç shihet edhe në videon e siguruar nga Dosja.al qytetarët ndodhen edhe jashtë një pike BKT-je dhe shumë pranë njëri-tjetrit, duke thyer kështu urdhrin. Pranë bankave ndodhen edhe efektivë policie, të cilët montorojnë qytetarët nëse zbatojnë rregullat e vendosura nga qeveria.

Siç raportuam edhe ditën e djeshme, vendosja e fashave të orarit 06:00-10:-00 dhe 16:00-18:00, ka krijuar një dalje masive të qytetarëve që thyejnë karantinën dhe dalin në rrugë. Ndërkohë që numri i të prekurve në Shqipëri ka shkuar tanimë në 65, me 2 viktima. Qeveria bën herë pas here thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll