Aktualitet

ME FOTO/ Dashuri përmes xhamit, koronavirusi ndan gjyshet me nipër e mbesa, si takohen me frikën se mos përcjellin Covid-19

20 Mars 2020, 08:09 Nga DOSJA

BRITANI E MADHE– Koronavirusi ka ndarë breza….Tashmë gjyshet dhe gjyshërit po takohen me nipërit e mbesat e tyre përmes xhamave, duke mos patur asnjë kontakt fizik. Në një foto  të publikuar në Twitter, nga një përdorues anglez, shihet drama që po shkakton Covid-19.

Në foto duken gjyshërit, të detyruar të vetizolohen në shtëpi, si më të rrezikuarit nga ky virus, të cilët pavarëssiht kësaj presin me ngazëllim nipërit e tyre që t’i vizitojnë. Me duart tëë takuara nga xhami, gjyshe dhe nipër takohen në distancë, nga frika se mos transmetojnë virusin tek njëri-tjetri, nëse dikush prej tyre është infektuar. Trishtim dhe dashuri e pakufizuar në të njëjtën kohë.

COVID-19 është kthyer tashmë një problem shumë serioz në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 8,970 dhe të prekur aktualisht janë 219,367 të tjerë. Ndërsa 85,749 persona kanë fituar betejën me koronavirusin.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet britani e madhe chris page koronavirusi ne bote britani e madhe chris page koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll