Aktualitet

COVID-19/ OSHEE: Të shtunën dhe të dielën do jetë të mbyllura të gjitha sportelet e qendrave të Kujdesit ndaj Klientit,

20 Mars 2020, 08:55 Nga DOSJA
COVID-19/ OSHEE: Të shtunën dhe të dielën do jetë

Tiranë- OSHEE ka njoftuar se të gjithë qytetarët, se sportelet e qendrave të Kujdesit ndaj Klientit do të jenë të mbyllura ditën e shtunë dhe dielë, por do të hapen sërish ditën e hënë.

Njoftimi i OSHEE-së:

Të nderuar klientë! Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU Sh.A), pjese e OSHEE Group, njofton abonentët se sot, të shtunën dhe te dielën, respektivisht 20, 21 dhe 22 Mars 2020, sportelet e qendrave të Kujdesit ndaj Klientit (KNK) janë mbyllura në të gjithë vendin. Zyrat e KNK do të nisin punë të Hënën, 23 mars, ora 07:00 ? Për çdo nevojë për tu informuar apo raportuar ndonje problem, mund te telefonojnë në numrin e shërbimit call center 04 227 41 41 Faleminderit

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 65. Rasti i fundit është një 65-vjeçar enga Patosi, e cila u nis me urgjencë drejt spitalit Infektiv. Dje u konfirmuan edhe tri italianë të prekur nga COVID-19, që janë shtetasit e parë të huaj që rezultojnë pozitivë. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi oshee koronavirusi ne shqiperi oshee

Sondazh

Poll