Aktualitet

Parruar e paqethur/ Momenti kur vëllezërit Çala prangosen nga RENEA dhe i fusin në garazhin e errët, kryelartë e veshur sp

20 Mars 2020, 08:53 Nga DOSJA
Parruar e paqethur/ Momenti kur vëllezërit Çala prangosen nga

TIRANË– Klement dhe Eldi Çala dy vëllezërit nga Elbasani që një ditë më parë u vuë në pranga për grabitjen e 4.6 milionë eurove në Rinas. Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa nga momentet kur dy vëllezërit prangosen nga forcat RENEA dhe kalojnë përmes një garazhi të errët. Të veshur sportivë dhe me xhup, Klementi dhe Eldi ecin kryelartë krah efektivëve. Ndërkohë ajo që bie në sy është edhe mjekra dhe tejrritur e dy vëllezërve dhe flokët e paqethura.

“Dje Policia e Shtetit u hodhi prangat organizatorëve të grabitjes së aeroportit të Rinasit qershorin e shkuar dhe u konfiskoi 130 mijë € si edhe tre armë zjarri. #RESPEKT për uniformat blu që krahas kontributit të jashtëzakonshëm në frontin e luftës me armikun e padukshëm, vijojnë betejën me llumin e kësaj dynjaje,”– shkruan Rama krahas videos.

Një ditë më parë, janë arrestuar Klement dhe Eldi , dy vëllezërit e shumëkërkuar për grabitjen e 4.6 milionë eurove në Rinas kanë rënë pranga. Dy vëllezërit u arrestuan nga rreth 300 forca policie që u vunë në kërkim të tyre. Ata u arrestuan në Qerret të Kavajës, ku kishin marrë një banesë me qira. Klement Çala me të vëllain ishte shpallur në kërkim që prej datës 10 prill 2019, pasi në Rinas u grabit një sasi rekord prej 4.6 mln euro. Gjatë largimit, në shkëmbim e sipër me FNSH u vra Admir Murataj, ndërsa në burg janë edhe 7 anëtarë të tjerë bandës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen klement dhe eldi cala edi rama arrestohen klement dhe eldi cala edi rama

Sondazh

Poll