Aktualitet

Pacientët me astmë janë shumë të rrezikuar për t’u prekur nga COVID-19/ Këshilla që jep për pacientët mjekja amerika

20 Mars 2020, 08:33 Nga DOSJA
Pacientët me astmë janë shumë të rrezikuar për

SHBA- Specialistja e alergjisë, doktoresha Karen Gellnga nga Michigan u bëri thirrje të gjithë pacientëve me astmë, që të qëndrojnë vigjilent dhe të kujdesen për higjenën, pasi sipas tij ata janë shumë të rrezikuar për t’u prekur nga COVID-19.

“Shumë infeksione do të fillojnë me traktin e sipërm të frymëmarrjes dhe ne e dimë se në popullatën astmatike, nëse nuk e sqarojmë këtë, nuk do të kemi shumë kontroll për pastrimin e mushkërive”, tha doktoresha Karen Gell. Ajo tha  se problemet shëndetësore mund të ndërlikohen shpejt për pacientët që preken nga COVID-19.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 10,049 persona dhe të infektuar janë 246,072të tjerë, por 88,483 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Virusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani është edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 Burimi: Fox17online

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet karen gellnga koronavirusi ne bote karen gellnga koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll