Aktualitet

Zvicra toleron shqiptarët për shkak të Covid-19, nuk penalizohen pas kalimit të afatit

20 Mars 2020, 09:15 Nga DOSJA
Zvicra toleron shqiptarët për shkak të Covid-19, nuk penalizohen

TIRANË– Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë me dije se të gjithë shtetasit shqiptarë që tejkalojnë qëndrimin e lejuar në Zvicër nuk do të penalizohen. Ky favor jepet për shkak të situatës që ka krijuar Covid-19. Në njoftim zyrtar thuhet se derisa situata të kthehet në një gjendje normale, qytetarët që nuk mund të largohen nga Zona e Shengenit ose Zvicra për shkak të situatës COVID-19, para skadimit të vizave të tyre ose lejeve të qëndrimit, ose skadimit të një qëndrimi 90-ditor dhe pa mënyra të tjera kthimi, lejohen të qëndrojnë në zonën Shengen.

Njoftim për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Zvicër.

MEPJ informon të gjithë shtetasit shqiptarë që tejkalojnë qëndrimin e lejuar në Zvicër për shkak të situatës COVID-19 se nuk do të penalizohen. Derisa situata të kthehet në një gjendje normale, qytetarët që nuk mund të largohen nga Zona e Shengenit ose Zvicra për shkak të situatës COVID-19, para skadimit të vizave të tyre ose lejeve të qëndrimit, ose skadimit të një qëndrimi 90-ditor dhe pa mënyra të tjera kthimi, lejohen të qëndrojnë në zonën Shengen. Rekomandohet që shtetasit shqiptar që janë në këto kushte t’i raportojnë pranë zyrave të migrimit kantonal në kantonin ku po qëndrojnë.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 65. Rasti i fundit është një 65-vjeçar enga Patosi, e cila u nis me urgjencë drejt spitalit Infektiv. Dje u konfirmuan edhe tri italianë të prekur nga COVID-19, që janë shtetasit e parë të huaj që rezultojnë pozitivë. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiper shqiptaret ne zvicer viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiper shqiptaret ne zvicer viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll