Aktualitet

U desh të prekim humnerën që të marrim frymë, efekti i vetëm pozitiv që solli koronavirusi, Toka më e shëndetshme se ku

20 Mars 2020, 08:34 Nga DOSJA

TIRANË– I vetmi efekt pozitiv që ka pasur koronavirusi është ulja e ndotjes. Izolimi i njerëzve ka bërë që niveli i ndotjes të zvogëlohet gjithnjë e më shumë dhe Toka po merr frymë.

In Meteo” shkruan se fillimisht ndotja u zvogëlua në Kinë dhe në Italinë veriore pr tashmë po vijon me të njëjtin nivel në të gjithë botën. Imazhet satelitore të prodhuara nga NASA dhe ESA tregojnë një skenar që nuk është parë kurrë më parë në Evropë dhe Kinë dhe, veçanërisht, zbulojnë një rënie drastike në emetimet e dioksidit të azotit (ndotës i lëshuar nga automjetet, termocentralet dhe impiantet industriale).

Një rënie e mprehtë e ndotjes pritet gjithashtu në Shtetet e Bashkuara ku masat e rëndësishme kufizuese janë miratuar së fundmi nga qeveria: lëvizjet e makinave janë ulur në mënyrë drastike brenda disa ditësh falë mbylljes së zyrave dhe shkollave. Sipas BBC, e cila përshkon të dhënat e siguruara nga Universiteti Columbia dhe studime të tjera të përpiluara në ditët e fundit, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019, monoksidi i karbonit, i emetuara kryesisht nga makinat, është ulur me një mesatare prej 35% në të gjithë botën falë uljes së mprehtë të trafikut. Në Neë York , emetimet e CO2 tashmë kanë rënë me 10% në krahasim me ditët e kaluara dhe një rënie shumë më e madhe pritet brenda ditëve të ardhshme, madje duke tejkaluar rekordin më të ulët të dekadave të fundit të regjistruara në 2009, pas krizës financiare. Se si do të evoluojë kjo rënie e ndotësve varet vetëm nga rezistenca e pandemisë: sa më shumë aktivitetet ekonomike të vendeve më të zhvilluara të qëndrojnë të izoluara, aq më shumë do të bjerë niveli i ndotjes në atmosferë.

Natyrisht duke parë më tej, studiuesit dhe shkencëtarët tashmë paralajmërojnë se rivendosja e mëvonshme e aktiviteteve ekonomike rrezikon të kthejë gjithçka si më parë në drejtim të ndotjes, nëse dikush nuk është i vetëdijshëm se duhet të vendosen metoda inovative dhe më miqësore me mjedisin.

Tani lind vetëm një pyetje: A ishte e nevojshme një pandemi për të bërë Tokën të marrë frymë? A nuk është në gjendje njeriu të ndryshojë pa prekur humnerën?

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll