Aktualitet

Rama tjetër mesazh qytetarëve: Të shmangim me çdo kusht katastrofën që po ndodh në Itali, as kufomat nuk kanë më vend k

19 Mars 2020, 09:23 Nga DOSJA

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ndan me qytetarët shqiptarë një tjetër mesazh të rëndësishëm. Teksa ndan me ta, pamje nga Italia e Veriut, ku në Bergamo numri i të vdekurve është tronditës, ndërsa në Lodi, masat arritën të frenonin COVID-19. Në grafik, shihen dallimi mes dy zonave të cilat janë pranë njëra-tjetrës. Kryeministri apelon që të gjithë të përpiqen për të shmangur atë katastrofë humanitare që po ndodh në Itali, ku në Bergamo nuk ka më vend as se ku të digjen kufomat. Rama sqaron se në Lodi, masat u morën që në 22 shkurt, ndërsa në Bergamo në 8 mars.

POSTIMI I PLOTË: 

EDI RAMA: ? LODI dhe BERGAMO janë dy zona fqinje në Italinë e Veriut. Në LODI masat shtrënguese u morën në 22 shkurt, ndërsa në Bergamo vetëm në 8 mars.

? Grafiku majtas tregon se si masat e frenuan armikun në LODI, ndërsa në BERGAMO ato hynë në fuqi kur armiku kishte përparuar ndjeshëm, prandaj edhe DALLIMI MES NUMRIT TË TË INFEKTUARVE dhe TË TË VDEKURVE në DY ZONAT FQINJE ËSHTË TRONDITËS!

? Në foton djathtas KARVANI I KAMIONËVE TË USHTRISË ITALIANE, QË TRANSPORTONTE MBRËMË NGA BERGAMO DREJT 12 ZONAVE TË TJERA TË ITALISË, TRUPAT E VIKTIMAVE TË LUFTËS, SEPSE KREMATORIUMI I ZONËS KA MBINGARKESË DHE NUK E PËRBALLON DOT NEVOJËN PËR DJEGIEN E KUFOMAVE???

? NE DUHET TA SHMANGIM ME ÇDO KUSHT DHE ÇMIM KATASTROFËN HUMANITARE QË PO NDODH NE BERGAMO DHE NË ZONAT E VERIUT TË ITALISË, KU SISTEMI EKSELENT SHËNDETËSOR RA NË GJUNJ, SEPSE NUK U MBROJT NGA MURI I MASAVE SHTRËNGUESE!

? DURIM, DURIM, DURIM! NUK DUHET TË NA NDODHË QË TA MËSOJMË SE ÇFARË TË GJEN NËSE NUK LUFTON SA S’ËSHTË VONË!

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri tashmë ka zbritur në 59 të prekur ku mes 58 të infektuarve, dy persona kanë ndërruar jetë. Viktima e parë me COVID-19 u shënua në spitalin e Durrësit, ku humbi jetën një 73-vjeçare. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama koronavirusi ne itali koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 edi rama koronavirusi ne itali koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll