Aktualitet

“Dua të iki në shtëpi”, babai i pacientit “0” sherr me mjekët, kërkon të lërë spitalin pa kryer testimin e dytë

19 Mars 2020, 08:21 Nga DOSJA
“Dua të iki në shtëpi”, babai i pacientit

TIRANË– Babai i pacientit ‘zero’ me koronavirus në Shqipëri, që është pikërisht pacienti i parë që po shërohet, mësohet se po debaton me stafin mjekësor.  54-vjeçari,, rezulton se ka kërkuar që të kthehet në shtëpinë e tij.

Ndërkohë që të enjten bëhet testimi i dytë i tij dhe nëse rezulton negativ do të lejohet të largohet nga spitali nëse edhe në testimin e dytë rezulton negativ. Gjithsesi ai do të duhet të vetëizolohet për 14 ditë në banesë, sepse edhe gjatë kësaj periudhe ekziston mundësia e rikthimit të virusit.

Por pavarësisht kësaj., pacienti këmbëngul që të rikthehet në banesë pa e kryer ende testin e dytë.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri tashmë ka zbritur në 58 të prekur, pasi pacienti i parë u shërua plotësisht. Mes 58 të infekturve, dy persona kanë ndërruar jetë. Viktima e parë me COVID-19 u shënua në spitalin e Durrësit, ku humbi jetën një 73-vjeçare. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Mars 2020, 07:52

Tiranë– Nevila Gjermeni, mjekja infektologe e shërbimit infektiv në QSUT, e cila po përballet në front me koronavirusin ka folur në një lidhje live gjatë orarit...

Aktualitet 19 Mars 2020, 07:41

Fushë-Krujë/ Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi ditën e djeshme  tek kryqëzimi i Borizanës në Fushë-Krujë, ku humbën jetën 4 të rinj, pas ...