Aktualitet

COVID-19/ Tritan Kalo: Bashkëpunim, të kapërcejmë këtë ‘flamë botërore’, vetëndërgjegjësimi i çalë, s’është

19 Mars 2020, 09:05 Nga DOSJA
COVID-19/ Tritan Kalo: Bashkëpunim, të kapërcejmë

Tiranë-Mjeku Tritan Kalo u ka bërë thirrje shqiptarëve që të qëndrojnë në banesat e tyre, pasi sipas tij vetëndërgjegjësimi mbetet ende i çalë. Mjeku thekson se nuk është koha për politikë, apo politizim të gjithçkaje, por duhet të jemi bashkë kurndër armikut COVID-19.

Reagimi i plotë në Facebook: 

VETNDËRGJEGJËSIM MBETET ENDE I ÇALË….Ju kemi informuar dhe kurrë nuk do të lodhemi duke ju informuar….EKIPI punëmadh e fjalëpak i Shërbimit të Sëmundjeve Infektive po ju gjindet pranë në çdo minutë të ditës….QËNDRONI në shtëpi dhe respektoni rregullat e distancimit social, për t’i ngadalsuar vrullin e përhapjes Covid-19….Pak ose më mirë ASPAK POLITIKË e POLITIZIM të gjithshkaje….KOHA lyp vetëm e vetëm bashkveprim dhe bashkpunim, për të kapërsyer me sa më pak humbje njerzore këtë “flamë botërore”…..SHUPLAKAT tona ndaj sistemit apo politqenërve të këtyre 30 viteve DEMON-KRACI, do të kemi mundësi t’i përdorim që në zgjedhjet më të afërta…..NË NDËRKOHË më shumë dashuri e respekt për njeri tjetrin…..SA MË PAK DASI në mendimet dhe në qëndrimet tona, përkundrejt armikut të përbashkët, tinzarit Covid-19…..PAS FITORES së kësaj beteje, shpresoj dhe uroj që të kemi vullnetin dhe dëshirën për të bërë ndryshimet e duhura në këtë sistem të dështuar, që nga mënyra e instalimit të tij po ashtu edhe përgjatë 30 viteve të një tranzicioni asfiksues, për burimet njerzore, natyrore dhe zhvillimore të Nënlokes Shqipëri….PUNË, PËRKUSHTIM e PROFESIONALIZËM nga kushdo dhe kudo….E vetmja PPP dobiprurëse për kapërcimin e kësaj situate….OPTIMIZMI ynë kërkon mbështetjen dhe mirëkuptimin nga të gjithë ju….SË BASHKU do tia dalim!!!

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri tashmë ka zbritur në 58 të prekur, pasi pacienti i parë u shërua plotësisht. Mes 58 të infekturve, dy persona kanë ndërruar jetë. Viktima e parë me COVID-19 u shënua në spitalin e Durrësit, ku humbi jetën një 73-vjeçare. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi tritan kalo koronavirusi ne shqiperi tritan kalo

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Mars 2020, 07:52

Tiranë– Nevila Gjermeni, mjekja infektologe e shërbimit infektiv në QSUT, e cila po përballet në front me koronavirusin ka folur në një lidhje live gjatë orarit...

Aktualitet 19 Mars 2020, 07:41

Fushë-Krujë/ Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi ditën e djeshme  tek kryqëzimi i Borizanës në Fushë-Krujë, ku humbën jetën 4 të rinj, pas ...