3 ‘Audi’ luksozë dhe motorë, si u arrestuan dy vëllezërit Çala në Qerret, RENEA u shkoi tek pallati në bregdet në tr
19 Mars 2020, 09:09Nga DOSJA
DURRES- Dosja.alka zbardhur detaje nga mega-operacioni që ka vënë në pranga dy vëllezërit Çala, Klement dhe Eldi, që ishin në kërkim për supergrabitjen e 4.6 milionë eurove të Rinasit, ngjarje e ndodhur mesditën e 9 prillit të vitit të kaluar.
Mësohet se pas informacioneve në rrugë operacionale, RENEA dhe 300 forca policie mes tyre kanë zbarkuar në Qerret të Kavajës, aty ku edhe prej muajsh fshiheshin dy vëllezërit Çala.
Në orën 3 të natës, efektivët e kryesuar nga Drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj, kanë bërë rrethimin e pallatit në zonën e bregdetit dhe janë futur në apartamentin ku ndodheshin dy të shumë kërkuarit. Dosja.alka mësuar se policia ka sekuestruar edhe tre automjete luksoze të llojit “Audi”, motorë, armë zjarri dhe shumën prej 100 mijë eurosh.
Dtën e sotme, janë arrestuar Klement dhe Eldi , dy vëllezërit e shumëkërkuar për grabitjen e 4.6 milionë eurovë në Rinas kanë rënë pranga. Dy vëllezërit u arrestuan nga rreth 300 forca policie që u vunë në kërkim të tyre. Ata arrestuan në Qerret të Kavajës, ku kishin marrë një banesë me qira. Klement Çala me të vëllain ishte shpallur në kërkim që prej datës 10 prill 2019, pasi në Rinas u grabit një sasi rekord prej 4.6 mln euro. Gjatë largimit, në shkëmbim e sipër me FNSH u vra Admir Murataj, ndërsa në burg janë edhe 7 anëtarë të tjerë bandës.
(F.m;f.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë-Mjeku Tritan Kalo u ka bërë thirrje shqiptarëve që të qëndrojnë në banesat e tyre, pasi sipas tij vetëndërgjegjësimi mbetet ende i çalë. Mjeku the...
SHQIPERI- Vendi ndodhet në ditën e shtatë të karantinës. Deri më tani në Shqipëri kanë 64 persona të infektuar me COVID-19, nga të cilët dy kanë humbur jetën, d...
TIRANË– Klement dhe Eldi Çala, dy vëllezërit e shumëkërkuar për grabitjen e 4.6 milionë eurovë në Rinas janë arrestuar në orët e para të mëngjesit t...
TIRANË– Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme k informuar të gjithë qytetarët që ndodhen në Danimarkë, se Shërbimi Danez i Emigracionit ka vendos...
TIRANË– Me anë të një lidhje me Skype në studion e Byros në ABC News përballë gazetares Juli Xhokaxhi Prof. Nikita Manoku obstetër –gjinekolog njoftoi se t...
Tiranë- Autoriteti i Konkurrences ka nisur hetimet për shitjen e materialeve paramjekësore, pasi kohët e fundit, pas përhapjes së koronavirusit janë bërë bërë a...
Tiranë- Shefja e departamentit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino ka deklaruar mëngjesin e sotëm se shqiptarët duhet të qëndrojnë në shtëpi, me qëllimin që të...
Aktualitet19 Mars 2020, 07:52
Tiranë– Nevila Gjermeni, mjekja infektologe e shërbimit infektiv në QSUT, e cila po përballet në front me koronavirusin ka folur në një lidhje live gjatë orarit...
Aktualitet19 Mars 2020, 07:41
Fushë-Krujë/ Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi ditën e djeshme tek kryqëzimi i Borizanës në Fushë-Krujë, ku humbën jetën 4 të rinj, pas ...