Aktualitet

COVID-19/ Silva Bino thirrje shqiptarëve: Nëse keni shenjën më të vogël respiratore vetëizolohuni, paniku nuk të çon as

19 Mars 2020, 08:10 Nga DOSJA
COVID-19/ Silva Bino thirrje shqiptarëve: Nëse keni shenjën

Tiranë- Shefja e departamentit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino ka deklaruar mëngjesin e sotëm se shqiptarët duhet të qëndrojnë në shtëpi,  me qëllimin që të mos përhapet më shumë koronavirusi. Ajo ka theksuar se paniku nuk të çon akund dhe iu ka bërë thirrje qytetarëve, të cilët kanë shenja respiratore të vetëizolohen.

“Dua t’iu drejtohem të gjithë qytetarëve, që të jenë të përgjegjshëm të qëndrojnë në shtëpi. Nëse kanë shenjën më të vogël respiratore të vetëizolohen. Të përpiqen të ruajnë distancën të paktën 1 metër nga personat e tjerë. Këto masa janë mjet shumë i rëndësishëm, që shpeshherë bie mbi vetë individin. Paniku nuk të çon askund. Qëndrueshmëria është elementi më i rëndësishëm me të cilin ne duhet të luftojmë këtë armik. Punonjësit janë në vijën e parë të frontit për të ruajtur shëndetin e qytetarëve, por kjo nuk mjafton. Ata duhet të ndihmohen nga vetë qytetarët”, shprehet Bino. 

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri tashmë ka zbritur në 58 të prekur, pasi pacienti i parë u shërua plotësisht. Mes 58 të infekturve, dy persona kanë ndërruar jetë. Viktima e parë me COVID-19 u shënua në spitalin e Durrësit, ku humbi jetën një 73-vjeçare. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi silva bino koronavirusi ne shqiperi silva bino

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Mars 2020, 07:52

Tiranë– Nevila Gjermeni, mjekja infektologe e shërbimit infektiv në QSUT, e cila po përballet në front me koronavirusin ka folur në një lidhje live gjatë orarit...

Aktualitet 19 Mars 2020, 07:41

Fushë-Krujë/ Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi ditën e djeshme  tek kryqëzimi i Borizanës në Fushë-Krujë, ku humbën jetën 4 të rinj, pas ...