Aktualitet

Ministria jep njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët që ndodhen në Danimarkë

19 Mars 2020, 08:46 Nga DOSJA
Ministria jep njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët

TIRANË– Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme k informuar të gjithë qytetarët që ndodhen në Danimarkë, se Shërbimi Danez i Emigracionit ka vendosur të mos marrë parasysh periudhën e tejkalimit të vizës afat-shkurtër, në rast se qytetarët nuk kanë pasur mundësi të lenë Danimarkën, për shkak të anullimit të fluturimit, ose shkaqe të tjera që i kanë detyruar të qendrojnë në shtetin danez. Në një njoftim për mediat, MEPJ shton gjithashtu se nuk është e mundur të aplikohet për shtyrje vize afat-shkurtër pasi Shërbimi Danez i Emigracionit do të jetë i mbyllur. Qytetarët nuk do të mund të aplikojnë as online, pranë Policisë Daneze.

Bilanci i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri. Brenda 24 orëve të fundit janë shënuar 5 raste të reja, duke shkuar në 64 nurmi i të infektuarve.  Sot, konfirmohen tri italianë të prekur nga COVID-19, që janë shtetasit e parë të huaj që rezultojnë pozitivë.  Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ministria e puneve te jashtme shqiptaret ne danimarke ministria e puneve te jashtme shqiptaret ne danimarke

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Mars 2020, 07:52

Tiranë– Nevila Gjermeni, mjekja infektologe e shërbimit infektiv në QSUT, e cila po përballet në front me koronavirusin ka folur në një lidhje live gjatë orarit...

Aktualitet 19 Mars 2020, 07:41

Fushë-Krujë/ Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi ditën e djeshme  tek kryqëzimi i Borizanës në Fushë-Krujë, ku humbën jetën 4 të rinj, pas ...