Aktualitet

Rritja e çmimeve të maskave dhe dezinfektantëve/Autoriteti i Konkurencës nis hetimet: Kush abuzon do gjobitet me 10% të xhi

19 Mars 2020, 08:17 Nga DOSJA
Rritja e çmimeve të maskave dhe dezinfektantëve/Autoriteti i

Tiranë- Autoriteti i Konkurrences ka nisur hetimet për shitjen e materialeve paramjekësore, pasi kohët e fundit, pas përhapjes së koronavirusit janë bërë bërë abuzime me çmimet e maskave dhe dezinfektantëve, si dhe ka pasur mungesë në treg  të tyre. Ndërkohë është marra masa e përkohshme, që nëse farmacitë abuzojnë me çmimet do të gjobiten  me 10% të xhiros vjetore të vitit të mëparshëm.

Sipas një njoftimi të Autoritetit të Konkurencës në sitën e kontrollit do të kalojnë tregjet me shumicë dhe ato të pakicës dhe periudha e hetimit do të shtrihet deri në muajin maj.

Njoftimi:
AUTORITETI I KONKURRENCËS. KOMISIONI I KONKURRENCËS VENDIM Nr. 684, Datë 18.03.2020
“Për hapjen e hetimit paraprak në tregun e shitjes me shumicë dhe me pakicë të materialeve paramjekësore” Komisioni i Konkurrencës me pjesëmarrjen e: Në mbledhjen e tij të datës 18.03.2020, shqyrtoi çështjen me: Objekti: Mbi monitorimin e tregut të shitjes me shumicë dhe pakicë të materialeve
paramjekësore. Baza Ligjore: Neni 4, Neni 9, Neni 24, shkronja (d) dhe neni 44 i ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, i ndryshuar.

Komisioni i Konkurrencës, pas shqyrtimit të relacionit të Sekretarit të Përgjithshëm mbi monitorimin e tregut të shitjes me shumicë dhe pakicë të materialeve paramjekësore,
VËREN SE : Nisur nga disa shqetësime në masmedia dhe ankesave të paraqitura pranë Autoritetit të Konkurrencës mbi rritjen e çmimit të materialeve paramjekësore, Autoriteti i Konkurrencës në bazë të nenit 28 të ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar, realizoi një monitorim në këtë treg, i cili konsistoi në vlerësimin e sjelljes së ofruesve të këtyre materiale në të gjitha nivelet e tregtimit (shumicë dhe pakicë). Monitorimi u fokusua në tregtimin e materialeve dezifektant duarsh, alkool dhe maska, për të cilat kërkesa konsumatore ka qenë në rritje si pasojë e situatës së krijuar nga virusi COVID-19. Nga verifikimi në terren konstatohen se:
 tregu ka mungesë të materialeve në nivelin e tregtisë me pakicë (rrjeti farmaceutik),
 rritje e pajustifikueshme e çmimit në të gjitha nivelet e tregtimit të këtyre materialeve
(depo farmaceutike dhe rrjeti i farmacive). Nga sa më sipër, ka shenja të arsyeshme të një sjellje të mundshme antikonkurruese të ndërmarrjeve që operojnë në këto nivele tregtimi, e parashikuar në nenet 4 dhe 9 të ligjit nr. 9121,datë 28.07.2003, “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, i ndryshuar.

PËR KËTO ARSYE:
Komisioni i Konkurrencës, bazuar në nenin 4 dhe 9, nenin 24, shkronja (d) dhe nenin 42 të ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, i ndryshuar,
VENDOSI:
1. Hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e shitjes me shumicë dhe me pakicë të materialeve paramjekësore.
2. Hetimi paraprak të përfshijë periudhën kohore nga 1 janar 2020 deri në 31 maj 2020.
3. Raporti i hetimit paraprak duhet të paraqitet në Komisionin e Konkurrencës jo më vonë se
2 (dy) muaj nga përfundimi i periudhës hetimore.
4. Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm për zbatimin e këtij vendimi dhe njoftimin e palëve të interesuara.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. KOMISIONI I KONKURRENCËS.

Pak javë më parë nisi hetimet edhe Prokuroria e Tiranës për ambuzimet me çmimet në tregun farmaceotik. Ndërkohë Policia ka nisur procedim penal për disa farmacistë në Durrës dhe Tiranës.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri tashmë ka zbritur në 58 të prekur, pasi pacienti i parë u shërua plotësisht. Mes 58 të infekturve, dy persona kanë ndërruar jetë. Viktima e parë me COVID-19 u shënua në spitalin e Durrësit, ku humbi jetën një 73-vjeçare. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet autoriteti i konkurencës nis hetimet koronavirusi ne shqiperi autoriteti i konkurencës nis hetimet koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Mars 2020, 07:52

Tiranë– Nevila Gjermeni, mjekja infektologe e shërbimit infektiv në QSUT, e cila po përballet në front me koronavirusin ka folur në një lidhje live gjatë orarit...

Aktualitet 19 Mars 2020, 07:41

Fushë-Krujë/ Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi ditën e djeshme  tek kryqëzimi i Borizanës në Fushë-Krujë, ku humbën jetën 4 të rinj, pas ...