Aktualitet

Grabitja spektakolare e 4.6 mln eurove në Rinas, prangosen në një shtëpi me qira në Qerret, dy shokët e Muratajt, Klement

19 Mars 2020, 08:47 Nga DOSJA
Grabitja spektakolare e 4.6 mln eurove në Rinas, prangosen në një

TIRANË– Klement dhe Eldi Çala, dy vëllezërit e shumëkërkuar për grabitjen e 4.6 milionë eurovë në Rinas janë arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në një banesë të marrë me qira në Qerret të Kavajës. Policia e Shtetit, njofton se dy vëllezërit u pranogsën nga ENFAST, RENEA dhe departamenti i Policisë Kriminale. 

Për të realizuar kapjen e tyre u organizuar plot 300 forca policore, përfshirë “EnFAST”, RENEA-t dhe efektivë nga Tirana, Durrësi, Elbasani dhe Kavaja.  Gjatë kontrollit në shtëpinë e marrë prej qira prej tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi 3 pistoleta, 3 automjete tip Audi A 4-6-8, dy motorë BMV 1200 GS, dhe 133.960 euro.

Operacioni u përshëndet edhe nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili theksoi se bandës së Rinasit po i afrohet laku drejt fundit. 

Ata u shpallën në kërkim për grabitjen e 4.6 mln eurove më 10 Prill 2019, ditë kur u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me FNSH-në edhe truri i grupit, Admir Murataj.

Sakaq, në qeli ndodhen 7 persona, i cilësuari si daja nga Kosova, Ragio Hajdini, Elton Pikli, Renaldo Sulaj, Oltion Veseli, Saimir Cela, Alkond Bengasi dhe Hasan Kanaci  ndërsa i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit me policinë ditën e ngjarjes mbeti organizatori i grabitjes Admir Murataj, dhe në kërkim bashkëpunëtori i dy vëllezërve, Talo Cela.

(f.g;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet admir murataj arrestohen klement dhe eldi cala grabitja e 4.6 milion eurove grabitja e rinasit admir murataj arrestohen klement dhe eldi cala grabitja e 4.6 milion eurove grabitja e rinasit

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Mars 2020, 07:52

Tiranë– Nevila Gjermeni, mjekja infektologe e shërbimit infektiv në QSUT, e cila po përballet në front me koronavirusin ka folur në një lidhje live gjatë orarit...

Aktualitet 19 Mars 2020, 07:41

Fushë-Krujë/ Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi ditën e djeshme  tek kryqëzimi i Borizanës në Fushë-Krujë, ku humbën jetën 4 të rinj, pas ...