Aktualitet

Arrestimi i vëllezërve Çala, Lleshaj: Laku ndaj bandës së Rinasit është drejt mbylljes, krimi është çështje kohe!

19 Mars 2020, 09:10 Nga DOSJA
Arrestimi i vëllezërve Çala, Lleshaj: Laku ndaj bandës

TIRANË- Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj, përshëndet arrestimin nga njësia “Enfast” në bashkëpunim me RENEA-n, të dy vëllezërve Klement e Eldi Çala. Në një reagim në rrjete sociale, Lleshaj e quan këtë një sukses të madh në luftën kundër krimit. Ky aksion, tregon sipas tij, se laku ndaj bandës së Rinasit është afruar drejt mbylljes së plotë.

REAGIMI I PLOTË:

Kapja e dy protagonistëve kryesorë të grabitjes së vitit të kaluar në Rinas shënon një sukses të madh në luftën kundër krimit të organizuar. Laku ndaj bandës së rrezikshme të Rinasit është afruar sot drejt mbylljes së plotë. Kjo goditje është edhe një mesazh i rëndësishëm ndaj krimit: është vetëm çështje kohe! Përballja me ligjin dhe drejtësinë është e pashmangshme. Përgëzime për gjithë ekipin e Policisë së Shtetit që mundësoi këtë sukses inkurajues në këto ditë të vështira. Operacioni vazhdon….????‍♂️

Ditën e sotme, janë arrestuar Klement dhe Eldi Çala, dy vëllezërit e shumëkërkuar për grabitjen e 4.6 milionë eurovë në Rinas kanë rënë pranga. Dy vëllezërit u arrestuan nga rreth 300 forca policie që u vunë në kërkim të tyre. Ata arrestuan në Qerret të Kavajës, ku kishin marrë një banesë me qira. Klement Çala me të vëllain ishte shpallur në kërkim që prej datës 10 prill 2019, pasi në Rinas u grabit një sasi rekord prej 4.6 mln euro. Gjatë largimit, në shkëmbim e sipër me FNSH u vra Admir Murataj, ndërsa në burg janë edhe 7 anëtarë të tjerë bandës.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestimi i vellezerve cala arrestohen klement dhe eldi cala eldi cala grabitja e rinasit klement cala sander lleshaj arrestimi i vellezerve cala arrestohen klement dhe eldi cala eldi cala grabitja e rinasit klement cala sander lleshaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Mars 2020, 07:52

Tiranë– Nevila Gjermeni, mjekja infektologe e shërbimit infektiv në QSUT, e cila po përballet në front me koronavirusin ka folur në një lidhje live gjatë orarit...