Aktualitet

Koronavirusi paralizon vendin, 64 të prekur, mes tyre edhe 3 italianë, Bino: Ata që kanë edhe shenjën më të vogël të ve

19 Mars 2020, 08:51 Nga DOSJA

SHQIPERI- Vendi ndodhet në ditën e shtatë të karantinës. Deri më tani në Shqipëri kanë 64 persona të infektuar me COVID-19, nga të cilët dy kanë humbur jetën, dhe tjetër është drejt shërimit. Ndërkohë sot, konfirmohen edhe 3 italianë të prekur nga virusi vdekjeprurës. Situata paraqitet më e rëndë në Tiranë me 45 të prekur, ndërsa harta zgjerohet edhe me dy të infektuar në Kavajë, një burrë 80 vjeç dhe një tjetër 40.

Sakaq, Qeveria ka marrë masa të ashpra dhe qytetarët lejohen të lëvizin vetëm në dy orare, gjatë orës 06.00– 10.00 të paradites dhe 16.00 – 18.00 të pasdites. Ditën e sotme kryeministri Edi Rama do të shpalosë planin ekonomik për situatën e krijuar, pas përhapjes së COVID-19. Shefja e departamentit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino ka deklaruar se shqiptarët duhet të qëndrojnë në shtëpi.  Ajo ka theksuar se paniku nuk të çon akund dhe iu ka bërë thirrje qytetarëve, të cilët kanë shenja respiratore të vetëizolohen edhe nga familja e tyre.

(J.V;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Mars 2020, 07:52

Tiranë– Nevila Gjermeni, mjekja infektologe e shërbimit infektiv në QSUT, e cila po përballet në front me koronavirusin ka folur në një lidhje live gjatë orarit...

Aktualitet 19 Mars 2020, 07:41

Fushë-Krujë/ Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi ditën e djeshme  tek kryqëzimi i Borizanës në Fushë-Krujë, ku humbën jetën 4 të rinj, pas ...