Politike

Sot është dita e fillores, ja kur do të transmetohen lëndët dhe oraret në RTSh

18 Mars 2020, 07:34 Nga DOSJA

TIRANË– Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka publikuar mëngjesin e sotëm lëndët dhe oraret në të cilat pritet që të transmetohen leksionet për arsimin fillor. Në një status në faqen e saj në Facebook, Shahini shkruan se ditën e sotme në orën 10:30-12:00 do të transmetohen leksionet për abetaren nga mësueset Silvana Memo dhe Nexhmije Allkja, gjuhë shqipe dhe lexim nga mësueset Kristina Gjoka (klasa 2) dhe Teuta Biçaku (klasa 3) dhe dituri natyre nga mësueset Vjollca Vladi Musha (klasa 4) dhe Entela Alushi (klasa 5).

RTSH Shkollë, sot, ora 10:30-12:00 do të transmetohen këto leksione për arsimin fillor: abetare nga mësueset Silvana Memo dhe Nexhmije Allkja (klasa 1), gjuhë shqipe dhe lexim nga mësueset Kristina Gjoka (klasa 2) dhe Teuta Biçaku (klasa 3) dhe dituri natyre nga mësueset Vjollca Vladi Musha (klasa 4) dhe Entela Alushi (klasa 5).Pas orës 12:00, leksionet i gjeni në kanalin youtube të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë,”- shkruan Shahini në Facebook.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 55 të prekur, mes tyre një viktimë. 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike besa shahini koronavirsui në shqipëri plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi besa shahini koronavirsui në shqipëri plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll