Politike

A rrezikohet rindërtimi nga koronavirusi? Rama: Mbase na shtyn pak në kohë, por BE-ja do i qëndrojë fjalës

17 Mars 2020, 18:05 Nga DOSJA
A rrezikohet rindërtimi nga koronavirusi? Rama: Mbase na shtyn pak në

TIRANË– Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama në një intervistë për Report Tv nuk ka lënë pa përmendur as të gjithë të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të shkuar. 

Rama tha se futja e tyre në banesat e reja do të shtyhet pak në kohë por të gjithë do të jenë “rregullohen” brenda këtij viti. Ndër të tjera Rama zbuloi se ditën e djeshme presidentja e KE-së, Ursula Von Der Leyen i kishte dhënë “ok” për të tërhequr fondin e donacioneve. 

 Koronavirusi nuk ka për të na e ndryshuar planin, që atyre që u kemi thënë fjalën t’u japim çelësin e shtëpisë. Mbase thjeshtë na shtyn pak në kohë, jo shumë, unë mbetem i vendosur që të bëjmë gjithçka që familjeve t’u japim çelësat dhe të bëjmë gëzuar me ata vitin e ri. Shkollat e reja do të shtyhen pak, por procesi nuk ndryshon. Nuk ka asnjë arsye për të dyshuar se BE-ja do i qëndrojë fjalës,” tha Rama.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 55 të prekur, mes tyre një viktimë. 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(k.m./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama termeti i 26 nentorit edi rama termeti i 26 nentorit

Sondazh

Poll