Politike

‘Sulmet’ e Ramës, Basha zgjedh ta injorojë: Nuk merrem me Twitter-a, po flasim për jetë njerëzish, s’ka k

17 Mars 2020, 19:56 Nga DOSJA
‘Sulmet’ e Ramës, Basha zgjedh ta injorojë: Nuk merrem me

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar lidhur me sulmet që ka marrë nga kryeministri Edi Rama lidhur me propozimet e tij për të tejkaluar situatën e vështirë në të cilën ndodhet vendi për shkak të koronavirusit. 

Në një intervistë për “Euronews”, Basha u shpreh se nuk do të përfshihej në një debat politik me kryeministrin e vendit, pasi për të primare ishte marrja e masave për të siguruar jetët e qytetarëve. 

Refuzoj të përfshihem në debat politik, sepse nuk i vlen askujt debati politik dhe ai Twitter, janë në fakt harxhim i kotë i kohës së njeriut që drejton qeverinë. I bëj thirrje mos të merret me opozitën. Është kohë e humbur të sulmosh opozitën në këtë kohë. Të ishte për politikë, rrija dhe unë. Prisja të shihja çfarë shkon dhe çfarë nuk shkon, gjurmoja, prisja dështimin e tij dhe nuk bëja asnjë propozim. Por po flasim për jetë njerëzish. Nuk ka këtu kuptim beteja politike. Asgjë nuk vlen më shumë se jeta.“-tha Basha. 

PJESË NGA INTERVISTA:

Pyetje: Ju thoni se i ka sulmuar qeveria, por sot në një tëitter kryeministri i ka quajtur fantastike propozimet tuaja. Çfarë komenti për qëndrimin që ka mbajtur kryetari i qeverisë ndaj propozimeve tuaja?

Lulzim Basha: Refuzoj të përfshihem në debat politik, sepse nuk i vlen askujt debati politik dhe ai tëitter apo tëittera të tjerë, janë në fakt harxhim i kotë i kohës së njeriut që drejton qeverinë. I bëj thirrje mos të merret me opozitën. Do të ketë kohë të merret me opozitën dhe opozita të merret me të. Ta fokusojë gjithë energjinë e tij, gjithë kohën e tij tek zgjidhja e problemeve të njerëzve. Është kohë e humbur të sulmosh opozitën në këtë kohë. Beteja sot është për shëndetin e njerëzve. Të ishte për politikë, rrija dhe unë. Prisja të shihja çfarë shkon dhe çfarë nuk shkon, gjurmoja, prisja dështimin e tij dhe nuk bëja asnjë propozim. Por po flasim për jetë njerëzish. Po flasim për shëndetin e njerëzve. Nuk ka këtu kuptim beteja politike. Asgjë nuk vlen më shumë se jeta. Politikanët, kryeministrat shkojnë e vijnë, qytetarët janë gjeja më e rëndësishme. Prandaj i kemi bërë propozimet që do t’i ndërmerrnim vetë po të ishim në qeverisje të vendit, pasi them se janë zgjidhja e duhur dhe plotësisht e mundshme. Mjafton që të ketë mirëmenaxhim, të ketë transparencë. Ka nevojë për transparencë edhe për të qetësuar njerëzit. Nuk mjafton të thuash “E di unë. Prisni se do të bëhet si të them unë” Transparenca është aleati më i mirë kundër panikut, kundër frikës. Ndaj dhe ftesa e thirrja ime është që të ketë transparencë për çdo hap dhe të veprohet më mirë një ditë më parë se një ditë më vonë. Shqipëria nuk ka mundësitë e Italisë apo vendeve të Europës, por ka mundësi. Vetëm fatura e koncensioneve është 120 milion euro. Vetëm para disa ditësh janë paguar 700 mijë euro për inceneratorin e Tiranës. Fatura në total ka shkuar 23 milion euro vetëm për inceneratorin e Tiranës. Po ju jap vetëm një shembull: vetëm një kilometër rrugë bën 20 milion euro. Ajo që po kërkojmë është jo vetëm e arsyeshme, por e domosdoshme. Ndalimin e këtyre kontratave, pezullimin apo ngrirjen e këtyre kontratave dhe devijimin e këtyre fondeve për familjet në nevojë.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 55 të prekur, mes tyre një viktimë. 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi lulzim basha plani i masave per covid-19 koronavirusi ne shqiperi lulzim basha plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll